Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“U ngritëm si fenix dhe e plagosëm bishën”, Sali Berisha elektrizon mijëra demokratë: Jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit s’na ndal asgjë!

Shkruar nga Newsbomb
“U ngritëm si fenix dhe e plagosëm bishën”, Sali
Sali Berisha

Lideri i të djathtëve ka elektrizuar demokratët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Kemi arritur në kilometrin e fundit”, kështu u shpreh Sali Berisha mbrëmje ne kësaj të shtune, ku nga podiumi i vendosur poshtë zyrës së Edi Ramës ai iu drejtua mijëra demokratëve duke u thënë që Partia Demokratike e ka “tmerruar” kreun e qeverisë dhe se forca politike që ai drejton sot është ngritur në maja.

Sipas Berishës, qeverisjes së Edi Ramës i ka ardhur fundi dhe kjo falë vendosmërisë së opozitës dhe qëndresës së shqiptarëve me në krye Partinë Demokratike.

Ai theksoi se opozita ndodhet në fazën përfundimtare të përballjes politike dhe se janë shumë pranë një triumfi të madh, pavarësisht se situata politike në vend, sipas tij, paraqitet ende e vështirë dhe në një udhëkryq për shumë qytetarë.

Berisha  vuri në dukje se rruga e ndjekur nga opozita gjatë viteve të fundit ka qenë e gjatë dhe e mundimshme, duke e krahasuar me një maratonë të mbushur me presione, izolim dhe përballje të ashpra me atë që e cilësoi si narkoshtet.

“Do ta nis këtë fjalë me një mesazh që këtë javë të tmerruar nga protesta jonë e kaluar mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë mesazhi im është ky: Sot, ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të nda ndalë drejt fitores sonë.

 Sot, ne jemi para triumfit të madh. Shumë kujt triumfi mund ti duket ende lart kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por, miqtë e mi opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë padyshim maratonë jo e lehtë. Thuaj një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit presione dhe izolime, Ndaj, presione dhe izolime por dhe një qëndresë stoike sakrifica të dhimbshme nga ne. Ishin vitet një përballje të egër.

U ngritëm si fenix nga hiri dhe arritëm në kilometrin e fundit si forca politike më e mbështetur nga shqiptarët, arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shpresa e vetme e sigurt e shqiptarëve. Zoti ju bekoftë”, tha Sali Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese