Gjykata e Apelit në Tiranë i dha fund sagës 30 mujore për vulën dhe logon e Partisë Demokratike, duke ia njohur simbolet zyrtare grupimit të drejtuar nga Sali Berisha. Ishin tre gjyqtare gra ato që përbënin trupën gjykuese dhe u cilësuan si "zonja me integritet" pas gjyqit.
Sali Berisha vetë doli me një reagim të shpejt në llogarinë e tij zyrtare, në kushtet kur ndodhet në "Arrest shtëpie" dhe entuziazmin pritet ta shprehë nga dritarja e ballkonit në "Rrugën e Shpresës".
"Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet", kjo ishte pjesa e vetme në reagimin e Sali Berishës që indirekt i drejtohej Gjykatës së Apelit, sepse siç duket nuk guxonte t'i përmendte me emra tre gjyqtaret që i dhanë Partinë Demokratike.
Ndryshe nga çfarë deklaron publikisht duke sulmuar drejtësinë dhe anëtarët e saj, sot ish-kryeministri dhe lideri demokrat heshti. Heshti sepse një nga tre gjyqtaret - pjesë e treshes që dha vendimin - është njollosur prej tij.
Siç shihet në këtë postim të datës 30 Prill 2021, Sali Berisha nuk lë gjë pa shkruar për gjyqtaren IIiba Bezati, e cila në atë periudhë mbante postin e kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë dhe gjatë një vizite në Pazarin e Krujës me miket e saj, kishte vendosur kapele me yllin partizan të marrë nga stendat që shesin produkte artizanale.
Kaq mjaftoi për ish-kryeministrin që të sulmonte gjyqtaren IIiba Bezati dhe të përbalte të gjithë karrierën e saj, vetëm përse kishte guxuar të shkrepte një foto me miket e saj nga kapelet që shiten në Pazarin e Krujës, ashtu si në çdo vend tjetër në Shqipëri që reklamon stenda me produkte artizanale shqiptare.
Postimi është ende publik në llogarinë e Sali Berishës dhe mund ta lexoni të plotë...
© Newsbomb.al