Hapësire reklamuese

Politikë

Pyet Artan Fuga: A do të shpërndahet Kuvendi, po zgjedhjet do përsëriten?! Gjykata rrëzoi gjithçka

Shkruar nga Newsbomb
Pyet Artan Fuga: A do të shpërndahet Kuvendi, po zgjedhjet do
FotoMontazh: Artan Fuga dhe Sali Berisha

Profesori i njohur i Filozofisë, Artan Fuga ka shkruar disa pyetje publike pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila vendosi që pas më shumë se 30 muajsh vula dhe logo zyrtare e Partisë Demokratike t'i kalojnë grupimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Fuga thotë se vendimi i sotëm ka rrëzuar gjithçka që ka ndodhur në këto gati 3 vite në politikën shqiptare, duke përfshirë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kuvendin e Shqipërisë financimin e partive nga buxheti i shtetit.

Trupa gjykuese që përcaktoi fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Lideri historik, Sali Berisha bëri një reagim të shpejtë në llogarinë e tij, duke ftuar të gjithë demokratët që të bashkohen rreth Partisë Demokratike.

"Kjo nuk është tragjike. Kjo është qesharake, jeta jonë politike është qesharake, në kufijtë e absurdit dhe të tragjedisë kombëtare", shkruan ndër të tjera Artan Fuga.

Pyetjet që shton profesor Artan Fuga:

Je apo nuk je me atë parti, kaq idiot duhet të jesh sa të mendoje që vula dhe logua nuk i takonte? Çfardo qofsh gjoja gazetar, analist, deputet, ministër, llapaqen, llapaqene, etj?

Çfarë do të bëhet tani me ato vendime politike të Kuvendit të Shqipërisë që e përjashtonin këtë parti nga statuti zyrtar i partisë? Kush i paguan dëmshpërblimet?

A do të përsëriten zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme meqë vula dhe logua zyrtare nuk i takonte partisë të z. Lulzim Basha? (sipas vendimeve të gjyqit)

A do të shpërndahet Kuvendi i Shqipërisë meqë zgjedhjet janë bërë mbi baza juridike që gjykata i hodhi poshtë?

Çfarë do të bëhet tani, a do ta përjashtojë nga partia demokratike që ka vulën dhe logon z. Basha, dhe bashkëpuntorët e tij, në qendër dhe në rrethe?

Po paratë e dhëna për fushatën elektorale kujt do t'i takojnë? Apo ato kanë avulluar krejt?

Çfarë nuk po na shohin sytë ne qytetarëve? Politika bëhet gjykatë, Kuvendi merr vendime pa referenca juridike, gjykata merr vendime që anullon dy vjet histori politike!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese