Mesditën e kësaj të mërkure, Dritan Burgija, u paraqit në selinë e Partisë Demokratike për të kërkuar një takim me kreun e partisë, Sali Berishën, pas vendimit të marrë nga ky i fundit dhe Flamur Noka për përjashtimin e tij nga strukturat e PD-së në Durrës.
Gjatë fjalës së tij Burgija theksoi lidhjen e tij të thellë me Partinë Demokratike, duke shtuar se nuk është demokrat “i Sali Berishës apo Flamur Nokës”, por një demokrat me rrënjë të thella dhe traditë mes brezash.
I pyetur nga gazetarët sa i përket parkimeve në Durrës dhe hotelit në vijën bregdetare, ai mohoi në mënyrë kategorike që të ketë përfituar nga shteti dhe sqaroi se prona është private.
Kam pasur konflikt me Bashkinë, sepse ata e kanë mbajtur parkimin për vite me radhë dhe e shfrytëzonin të tjerët, jo pronarët e ligjshëm. Nuk kam përfituar nga ky biznes, përkundrazi jam goditur në investimet e mia.”, deklaroi ai, ndërkohë që pati dhe përplasje verbale me gazetaren e Syri Tv.
Burgija: Është turp kush e dëgjon dhe ata që më njohin dhe ata që nuk më njohin. Si mund të më mbështesë PS unë. Amin Dyrmishin e njoh në largësi. Ne kemi ardhur të kërkojmë llogari për përjashtimin e dy. Ne jemi të gatshëm që të shkojmë.
Ne jemi të detyruar të presim se ndoshta i ka gjetur të papërgatitur kjo gjë. Besojmë apo nuk besojmë se tani kjo çështja e besimit është relative, por ne do ta kalojmë si hap këtë përderisa është një shkallë për të kaluar, do shohim çfarë qëndrime do mbajmë, u sqaruar dhe kjo puna e parkimit nëse keni ndonjë emër tjetër. Nuk jam demokrat prej Sali Berishës apo Flamur Nokës, jam demokrat dem baba dem me breza.
Jam unë pronari i atij hoteli dhe e kam marrë me qira. Patjetër që paguaj taksë akomodimi. Unë e kuptoj që ju vijnë pyetjet me mesazh, me biznesin tim kam 12 vite që kontribuoj edhe te PD te dega Durrës. Kurrë nuk kam përfituar dhe nëse ka diçka që kam përfituar ta bëjnë publike. Ky është turp i madh që po bëjnë për këtë.
-A keni përfituar, si ka mundësi që jeni favorizuar në biznese keni marrë tenderi në parkimit? O zonjë, ka të drejtë ai zotëria që ju kthehet në atë formë.
Burgija: Po ju them që parkimi është pronë private, jo e bashkisë. Unë kam pasur luftë me Bashkinë se Bashkia e ka mbajtur prej kohësh me të padrejtë dhe e shfrytëzonin njerëz të tjerë dhe jo pronarët e ligjshëm. Është pronë private, jam unë pjesëtar aty. Është ezauruar si gjë. Unë ju sqaroj për çdo gjë. Dhe sa i përket pyetjes ke përfituar. Nuk kam përfituar, përkundrazi, jam goditur në bizneset e mia.
