Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Partia Mundësia mori dy mandate në Tiranë, Agron Shehaj: Votat tona s'janë vjedhur, gara e pabarabartë

Shkruar nga Newsbomb
Partia Mundësia mori dy mandate në Tiranë, Agron Shehaj: Votat
Agron Shehaj dhe Erald Kapri

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar këtë mbrëmje në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit. Partia Mundësia siguroi dy mandate ndërsa Shehaj e quajti këtë rezultat inkurajues.

Agron Shehaj u shpreh se sistemi është ndërtuar për të penguar partitë e reja ndërsa refuzoi të thotë se zgjedhjet janë vjedhur.

"Vjedhja e votave është një shprehje. Kur flitet për vjedhje, flitet për një garë të pabarabartë. Fenomenet që kanë ndikuar negativisht në zgjedhje, kanë ekzistuar më parë dhe ekzistojnë edhe sot. Blerja e votës, presioni mbi administratën, kapja e ekonomisë dhe medias, kanë ndikuar në krijimin e një situate ku gara ishte e pabarabartë.

Ishim të vetëdijshëm që hynim në garë të tillë. Duhet ta ngremë zërin për këtë. Të thuash janë vjedhur? Si janë vjedhur?

Ajo që duhet të bëjmë si opozitë është të flasim për fenomenet që i kanë kthyer këto zgjedhje, praktikisht mund të themi se rrotacioni politik është bërë shumë i vështirë në Shqipëri, por kjo mund të jetë alibi për forcat në opozitë, që nuk marrin mundimin të ndryshojnë sepse kanë kartën e regjimit apo padrejtësive që e dimë se ndodhin gjithmonë.

Nëse më pyet a keni garuar në mënyrë të pabarabartë, unë them po, por nëse më pyet a janë vjedhur votat tuaja në kuti, sigurisht që jo."-tha Shehaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese