Hapësire reklamuese

Politikë

"O sot o kurrë", Sali Berisha lë pas mëritë dhe fton demokratët: Dera është e hapur, vëllezër dhe motra bashkohuni me PD!

Shkruar nga Newsbomb
"O sot o kurrë", Sali Berisha lë pas mëritë dhe
Ish-kryeministri Sali Berisha

Lideri demokrat Sali Berisha fton simpatizantët që të bashkohen tashmë rreth një flamuri dhe logoje të përbashkët, pas vendimit historik të Gjykatës së Apelit e cila pas më shumë se 30 muajsh vendosi që vula t'i jepet grupimit të drejtuar prej tij.

Duke lënë pas mëritë dhe ndasitë mes dy grupimeve, ai u bën thirrje të gjithë simpatizantëve që i quan "vëllezër dhe motra" që të bashkohen nën një flamur të përbashkët, atë të demokratëve.

"Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit! Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët", shkruan ai.

Më tej, ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve shkruan se sot nuk ka fituar ai, por demokracia. Për Sali Berishën, i vetmi i humbur sot është Edi Rama, sepse demokratët do të bashkohen për t'i kthyer shpresën Shqipërisë.

"Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre", vijon ai.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH:

Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizante dhe simpatizantë të PD.

Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit!

Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken!

Qëndruan për Flamur!

Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!

Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!

Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona.

Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama.

Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë!

 O sot o kurrë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese