Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Njëri te Grida dhe tjetri te Blendi, ja kë po ndjekin live shqiptarët mes Ramës dhe Berishës (SHIKUESHMËRIA)

Shkruar nga Newsbomb
Njëri te Grida dhe tjetri te Blendi, ja kë po ndjekin live
Ilustrim: Edi Rama ne Tv Klan dhe Sali Berisha ne Top Channel

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë mbrëmjen e sotme në dy prej televizioneve kryesore të vendit, duke ju folur shqiptarëve për ngjarjet e fundit politike dhe jo vetëm.

Të dy në "prime time", por kë po ndjekin shqiptarët?!

Siç shihet nga këto pamje që sjell newsbomb.al, por që mund të konfirmohen dhe në transmetimin live në Facebook në llogaritë e të dy politikanëve të lartë të vendit, Edi Rama kryeson bindshëm përballjen televizive.

Njëri te Grida dhe tjetri te Blendi, ja kë po ndjekin live
Shikueshmeria ne llogarine e Edi Rames

Më shumë se 7.5 mijë qytetarë janë duke e ndjekur atë drejtpërdrejt në televizionin Klan, përballë gazetarit Blendi Fevziu, teksa kryeministri jep shpjegime për atentatin në Shkodër, arrestimin e Ilir Metës dhe "gjuetinë" e SPAK në kabinetin e tij.

Ndërkohë, dukshëm më e ulët audienca është në llogarinë e Sali Berishës. Më shumë se 1.7 mijë qytetarë po e ndjekin atë live në televizionin Top Channel me Grida Dumën, por ata nuk i kalojnë 2.000 ndjekës.

Njëri te Grida dhe tjetri te Blendi, ja kë po ndjekin live
Shikueshmeria ne llogarine e Sali Berishes

Pasditen e kësaj të enjte, si Edi Rama ashtu dhe Sali Berisha kanë ndarë me ndjekësit e tyre lajmin se në mbrëmje do të ishin drejtpërdrejt për të folur për aspekte të caktuara të qeverisjes dhe opozitës.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese