Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Mu trash lëkura nga shpikjet e tyre," Xhaçka nuk përmbahet me akuza ndaj Nokës

Shkruar nga Newsbomb

"Mu trash lëkura nga shpikjet e tyre," Xhaçka nuk

Deputeti demokrat Flamur Noka nuk i ka ndalur akuzat ndaj mazhorancës gjatë fjalës së tij në kuvend. Ai tha se partia në pushtet nuk ka luftuar ndaj pandëshkueshmërinë, dhe se motoja e tyre është vjedhja.

Pas mbarimit të fjalës Olta Xhaçka nuk i ka përmbajtur akuzat ndaj deputetit të PD, madje i ka kërkuar që japë llogari dhe të sqarojë akuzat që janë bërë ndaj tij.

Pjesë nga debati: 

Noka: Ju keni moto vjedhjen. Kur keni ardhur në pushtet keni thënë do luftojmë pandëshkueshmërinë. Pandëshkueshmërinë Edi Rama dhe Rilindja e kanë kthyer në monument kulture, që mbrohet nga shteti. Edhe babëzia është monument që mbrohet nga shteti. Një nga zotimet e PD është se do t’ju marrim çdo para të vjedhur dhe do t’jua kthejmë shqiptarëve, drejtësia nuk po vepron.

Xhaçka: Është qesharake kur Muli merr monopolin e integritetit në këtë sallë se gjithë të tjerët janë hajdutë dhe është argëtuese që pishtarin e merr Muli që qan çdo natë poshtë ballkonit, se sa e ligë është drejtësia kur heton këta dhe se sa e mirë kur na drejton ne. Mu trash lëkura nga shpikjet e tyre. Bën mirë ti drejtohet drejtësisë dhe të sqarojë akuzat që ia ka bërë kryetari i grupit të tij parlamentar. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj, shkoni sqaroni akuzat që janë drejtuar ndaj jush.

Noka: Zonjë, unë kam qenë ministër, ti ministre. I keni letrat e mija, Saimir Tahiri me Zamir Shtyllën kanë hetuar edhe ku kam shkelur unë. Asnjë cent nuk i kam vjedhur shqiptarëve prandaj jam në opozitë. Jam krenar për këtë. Unë drejtoj gishtin se Berisha që nuk ka vjedhur asnjë cent mbahet i burgosur, dhe ju që jeni këtu jo e hetuar dhe e mbrojtur. Kjo është diferenca mes nesh. Është ndryshim i madh i moralit dhe qasjes njerëzore. Jam gati të hetohem që tani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese