Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mandati i Xhaçkës sot në Kuvend, Bardhi: Ndërprisni seancën, s’dimë ende qëndrimin tuaj

Shkruar nga Newsbomb
Mandati i Xhaçkës sot në Kuvend, Bardhi: Ndërprisni
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ndërprerjen e seancës pasi deri më tani nuk dinë qëndrimin e tyre sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se deri më tani nuk kanë një raport dhe kërkoi vendosjen e këtij raporti të PS-së në dispozicion të opozitës.

“Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Jashtë asaj që u vendos në Komisionin e Mandateve ne deputetët e opozitës nuk kemi ende raportin e shumicës në Këshillin e Mandateve. Ju nuk guxuat atë ditë të merrni një vendim, latë afat deri të mërkurën për paraqitjen e raportit. Sot keni nisur seancën plenare dhe nuk dimë akoma kush është qëndrimi juaj, dhe se çfarë do të votojnë deputetë e mazhorancës dhe opozitës.

Duhet të ndërprisni seancë, të na vendosi në dispozicion raportin që të njihemi me qëndrimin tuaj dhe nuk mund të fshiheni gjatë sepse do të votoni pas disa orësh na vendosi në dispozicion afatin e shumicës”, tha Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese