Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Luftë me FSHF, por Kombëtaren e duan të gjithë! Bashkia e Tiranës paguan 3.5 milionë lekë për një biletë për Europian

Shkruar nga Newsbomb
Luftë me FSHF, por Kombëtaren e duan të gjithë! Bashkia e
FotoMontazh: Komebtarja shqiptare - Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës do të shpenzojë me shumë se 3.5 milionë lekë të vjetra për një biletë vajtje-ardhje në Gjermani, për ndeshjen e parë të Kombëtares Shqiptare në EURO 2024. Newsbomb.al mëson se tenderi është hapur sot dhe është mbyllur po sot, brenda dy orësh.

Institucioni i drejtuar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj ka kërkuar që nisja nga Tirana drejt Dortmundit të bëhet në datën 14.06.2024, në orën 13.10, dhe mbërritja në orën 15.50. Bashkia e Tiranës kërkon që fluturimi të jetë direkt, pra pa tranzit.

Çmimi i biletës me një drejtim, në këtë rast për vajtje do të jetë 148,000 lekë të reja (rreth 1.5 milionë te vjetra) dhe është fituar nga kompania "AMADEUS TRAWELL AND TOURS".

Luftë me FSHF, por Kombëtaren e duan të gjithë! Bashkia e
Bileta e pare per ne Gjermani

Ndërkohë, kthimi nga Dusseldorf drejt Tiranës do të bëhet në datën 16.06.2024, në orën 20.00, dhe mbërritja në Tiranë është kërkuar të jenë në orën 00.55 (pas mesnate). Në çmim, specifikohet që të përfshira duhet të jenë dhe bagazhet e udhëtarit.

Çmimi i biletës me një drejtim, në këtë rast për kthim do të jetë 189,000 lekë të reja (rreth 1.9 milionë te vjetra) dhe është fituar nga kompania "VIVA O".

Kjo biletë me vajtje në datë 14 Qershor (nesër) dhe kthim dy ditë më pas (më datë 16 Qershor), përkon me nisjen e Europianit dhe ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare, e cila do të jetë më datë 15 Qershor, pikërisht në Dortmund, shkruan newsbomb.al.

Luftë me FSHF, por Kombëtaren e duan të gjithë! Bashkia e
Bileta e kthimit nga Gjermania

Shqipëria do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park”, në Dortmund më 15 qershor, ora 21:00. Ky takim do të jetë dhe i pari për kuqezinjtë në grupin B. Më pas Kombëtarja luan kundër Kroacisë më 19 qershor dhe ndaj Spanjës më 24 qershor.

Siç duket, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që t'u bashkohet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në Gjermani për të parë kuqezinjtë, të cilët edhe seancën plenare të së enjtes e zhvilluan të mërkurën, në mënyrë që të mos kenë asnjë angazhim tjetër dhe të shohin Kombëtaren.

Por ndryshe nga deputetët që do ta paguajnë vetë biletën për në Gjermani, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka faturuar çmimin prej më shumë se 3.5 milionë lekësh të vjetra (pa llogaritur TVSH) në buxhetin e institucionit që drejton.

Luftë me FSHF, por Kombëtaren e duan të gjithë! Bashkia e
Tenderi i sshpallur nga Bashkia Tirane per bilete per ne Gjermani

Konflikti i tij me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin Armand Duka zor se harrohet lehtë, pasi e cilësoi si "ishulli i fundit" që i kishte mbetur jashtë kontrollit dhe bëri luftë të madhe për ta marrë, por për Kombëtaren kryebashkiaku Erion Veliaj duket se ka lënë pas gjithçka dhe ka zgjedhur të shkojë ta mbështesë nga shkallët e stadiumit në Gjermani.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese