Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kushtetuesja u nda 4 me 4 për rastin Balluku, Edi Rama para të “vetëve”: Kanë boshllëk në tru, pezullimi i një ministri paralizon institucionin

Shkruar nga Newsbomb
Kushtetuesja u nda 4 me 4 për rastin Balluku, Edi Rama para të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, për të diskutuar lidhur me vendimin (pa vendim) të Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kryeministri e konsideroi të papranueshëm pezullimin e një anëtari të kabinetit nga një prokuror dhe gjykatës në fazë paraprake pa nisur ende gjyqi, duke argumentuar se një vendim i tillë nuk prek thjesht individin, por paralizon funksionimin e institucionit që ai përfaqëson.

Sipas tij, pezullimi i një ministri sjell bllokim të veprimtarisë së ministrisë, përfshirë pamundësinë për të propozuar akte në Këshillin e Ministrave.

“Dhe faktikisht ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezullimin nga një prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake, pa filluar akoma as gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin i cili prezumohet që është në një proces hetimi, pezullimi pezullon funksionin dhe të gjitha ato funksione që solli në vëmendjen tuaj kryetari i komisionit të ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për këtë ndryshim janë funksione të cilat nuk ushtrohen dot pa personin, pra në momentin kur pezullohet një ministër nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, por pezullohet puna e një institucioni.

Mjafton t’ju sjell një nga momentet që pasojë se ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në këshillin e ministrave, kaq duhet të mjaftonte për ta mbyllur këtë debat absurd dhe për të mos u hedhur 100 veta pas një budallai që hedh një gur në lumë”, tha Rama duke nënvizuzar më tej se nuk ekziston asnjë precedent në Europë ku një anëtar qeverie të jetë pezulluar në këto kushte nga organet e drejtësisë.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Unë mendoj që boshllëku është në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe bazuar në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo në të gjithë Europën, por në të gjithë planetin. Dhe natyrisht kur them boshllëkun në tru kam parasysh jo persona të veçantë, por kam parasysh kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria për shkak të traditës së vet. Nuk është nevoja që të jetë çdo gjë e shkruar në gërmën e ligjit nëse në gërmën e Kushtetutës janë të qarta orientimet për të gjithë ata që jetojnë nën atë kushtetutë.

Dhe faktikisht ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezullimin nga një prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake, pa filluar akoma as gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin i cili prezumohet që është në një proces hetimi, pezullimi pezullon funksionin dhe të gjitha ato funksione që solli në vëmendjen tuaj kryetari i komisionit të ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për këtë ndryshim janë funksione të cilat nuk ushtrohen dot pa personin, pra në momentin kur pezullohet një ministër nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, por pezullohet puna e një institucioni.

Mjafton t’ju sjell një nga momentet që pasojë se ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në këshillin e ministrave, kaq duhet të mjaftonte për ta mbyllur këtë debat absurd dhe për të mos u hedhur 100 veta pas një budallai që hedh një gur në lumë. Nuk mjaftoi fakti që nuk ekziston asnjë rast i vetëm në Europë ku të jetë pezulluar një anëtar i qeverisë nga një prokuror dhe gjykatës, nuk ka ndodhur asnjë rast i vetëm që të jetë pezulluar një anëtar kabineti për t’i dhënë drejtim këtij procesi, por në vend se të merret një vendim i bazuar në arsyen kushtetuese merret një vendim i bazuar në arsyet politike dhe në nevojat e brendshme të njëri-tjetrit për të mbajtur ekuilibrat politikë.

Nuk është thjesht në Shqipëri, por edhe në vende të tjera që ka anëtarë të GJK që nuk kanë dhënë kurrë një vendim të vetëm që të jetë në anën e qeverisë.

Tani, vijmë tek mosvendimi. Çfarë bën mosvendimi? Bën që çdo njëra nga ato figura që u përmendën në relacion të jetë vulnerabël ndaj pezullimit dhe nga ana tjetër që kufiri ndarë midis pushteteve të jetë si ato gardhet ku hyjnë e dalin qentë dhe minjtë, këtë bën kjo dhe këtë nuk mund ta lejojmë. Kjo nuk ka lidhje fare me asnjë cenim të së drejtave që i jep pushteti gjyqësor pavarësia që i kemi dhënë ne me vullnetin tonë të lirë dhe të padiskutueshëm pas 100 vjetësh dhe që patjetër vazhdojmë ta garantojmë ne derisa të bëhet një pavarësi e pakthyeshme, dhe vendosja e kufirit është e rëndësishme për të përcaktuar edhe një ndarje tjetër që e vërej me keqardhje nuk ekziston në mendjen e shumëkujt.

Po pse vetëm procesi gjyqësor është i pavarur? Të gjithë janë të pavarur nga procesi gjyqësor? Jo, kushtetuta e thotë që përveç gjyqësorit i pavarur është edhe legjislativi dhe ekzekutivi. Ne jemi të pavarur në të drejtën për të marrë vendime, vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka prokuror dhe gjykatës që t’i vërë në diskutim për sa kohë janë vendime të cilat nuk mbulojnë qëllime të pashpallura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese