Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri Rama përuron "Vila 31 x Art Explora”: Mundësi e jashtëzakonshme për artistët e rinj shqiptarë dhe të huaj

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama përuron "Vila 31 x Art Explora”: Mundësi
Kryeministri Edi Rama përuron “Vila 31 x Art Explora”

Kryeministri Edi Rama ka përuruar “Vila 31 x Art Explora”, një residencë artistike që do të shërbejë si një hapësirë e veçantë për krijuesit dhe artistët nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë.

Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi këtë projekt si një rezultat spektakolar, duke theksuar se çdo detaj i vilës është i përzgjedhur me kujdes dhe trajtohet si një vepër arti.

Ai theksoi se “Vila 31 x Art Explora” është një mundësi e jashtëzakonshme për artistët e rinj dhe të talentuar, duke u ofruar atyre një mundësi për të zhvilluar projekte kreative.

"Një përmbajtje nga pikëpamja e dekorit që e bën këtë qendër më të jetueshme dhe më tërheqëse në shumë aspekte. Jam i kënaqur që ky partneritet u përmbush në një kohë rekord që për burokracinë franceze do të ishte e paimagjinueshme. Ne ishim këtu bashkë me Presidentin kur ai bëri vizitën e parë zyrtare të një presidenti francez. Unë me sot me shumë kënaqësi do i çoj një video nga hapja e qendrës. Se kur i thashë se do të hapet në më pak se 2 vjet, mendoi se dëgjoi një gënjeshtër ballkanike.

Është një gjë e jashtëzakonshme. Unë e kam parë godinën dhe në gjendjen që ishte. Është një rezultat spektakolar ku çdo objekt që është futur ekstra i ri, çdo përzgjedhje e pikturave të vjetra është absolutisht një vepër arti. Jam i bindur se kur do të kaloni nëpër të, do ta ndjeni këtë.

Mundësia e jashtëzakonshme që krijohet për artistët e rinj shqiptarë, nga rajoni dhe nga e gjithë bota për t’u takuar së bashku në një hapësirë ku secili ka hapësirën e vet dhe të gjithë kanë hapësirën e përbashkët. Në këtë hapësirë do të krijohen hapësira të reja për mënyrën si është ndërtuar projekti.

I uroj sa më shumë sukses “Art Explores” në këtë ekspeditë të re jashtë kufijve dhe t’i uroj që ta kalojnë sa më mirë të gjithë artistët që do të kenë fatin dhe privilegjin që të përzgjidhen. Është një konkurrencë e jashtëzakonshme, 20 veta për 1 mijë veta. Jam i bindur se do të rritet numri i atyre që do të duan të vijnë, ashtu si po rritet në tërësi numri i të gjithë atyre që po vijnë në Shqipëri. Kush e merr këtë mbështetje është vërtetë me fat dhe më vjen shumë mirë që u bëmë sebep për këtë sepse ishte një gjë që mungonte. Sot e hodhëm këtë hap të parë shumë domethënës."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese