Hapësire reklamuese

Politikë

Kolegët do vendosin në Kuvend për "fatin" e saj, por ku ndodhet Olta Xhaçka sot?

Shkruar nga Newsbomb
Kolegët do vendosin në Kuvend për "fatin" e saj, por ku
Ne foto: Olta Xhacka

Gjatë seancës së kësaj të enjte në Kuvend pritet të diskutohet lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës. E teksa kolegët në Parlament pritet të vendosin për “fatin” e saj, Xhaçka ka vendosur që këtë të enjte të marrë pjesë në seancën plenare normalisht.

Kolegët do vendosin në Kuvend për "fatin" e saj, por ku
Olta Xhacka ne Kuvend

Ajo është fotografuar teksa diskuton me kolegun e saj socialist Arben Pëllumbin.  Deputetët do të vendosin sot nëse mandatin e deputetes Xhaçka do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sipas kërkesës të kësaj të fundit në vendimmarrjen e janarit të vitit 2023.

Kolegët do vendosin në Kuvend për "fatin" e saj, por ku
 

Më herët, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, e tha qartë se sot do të marrin një vendim për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Raportin e kemi përfunduar e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJKL. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës. Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së GJK”, tha Bledi Çuçi.

Ndaj Olta Xhaçkës ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mban datën 18 Janar 2023. Akuzat nga opozita mbi mandatin e Xhaçkës dhe mosrespektimin e vendimit të Kushtetueses nga ana e mazhorancës janë shtuar akoma më shumë tani që puna në Kuvend po zhvillohet normalisht.

Plot 14 muaj më parë, gjykata vendosi pushimin e çështjes pasi 1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit që kishte përfituar familjari i saj.

Në 18 janar të një viti me parë Gjykata Kushtetuese e pushoi dhe gjykimin e çështjes, pasi më parë sipas Kushtetueses do të duhet të shprehet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. 

Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në një intervistë të realizuar për Zërin e Amerikës, tha vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën, në fakt, zbatim të vetë Kushtetutës.

Ndërsa kur u pyet për mandatin e Olta Xhaçkës deklaroi se “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”.

Dhe pas 14 muajsh, Lindita Nikolla si një kundërpërgjigje për Gazment Bardhin në Kuvend tha se këtë të hënë Këshilli i Mandateve që drejtohet nga vetë ajo do shqyrtojë  çështjen e mandatit Xhaçka.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, në përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, i cili verifikon mandatin e deputetit.

Përballë njeri-tjetrit në këtë këshill do te jenë Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi dhe Ermonela Felaj.

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese