Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Hungaria ogur i mirë, Orban besimplotë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: Javën e ardhshme do të mbahet konferenca ndërqeveritare

Shkruar nga Newsbomb
Hungaria ogur i mirë, Orban besimplotë për anëtarësimin
Kryeministri Orban

Kryeministri Edi Rama së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar kanë udhëtuar këtë të premte drejt Hungarisë ku dhe kanë firmosur një sërë marrëveshjes të rëndësishme për dy shtetet.

Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar edhe një takim me homologun hungarez, Viktor Orban ku dhe kanë folur për një sërë temash të rëndëishme për Shqipërinë, po ashtu dhe për Hungarinë.

Pas këtyre takimeve dy krerët e dy vendeve mbajtën dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë kësaj konference kryeministri Orban foli lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Duke theksuar se vendi ynë e meriton të jetë pjesë e familjes së madhe europiane, Orban zbuloi se javën e ardhshme në Strasburg do të mbahet konferenca ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

“Shqipëria ka pritur që prej 2019 dhe unë kam folur edhe kur isha në Strasburg sepse mendoj që kura më e mira për të gjithë këtë situatë është që BE t’i mirëpresë vendet e BP se kështu do të qarkullojë më mirë gjaku. Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme, Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte edhe tani. Por fatkeqësisht po shohim pengesa politike, megjithatë mund t’iu them kemi pasur sukses sepse javën e ardhshme do të kemi konferencën ndërqëveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe për këtë dua të përgëzoj Ramën edhe qeverinë Shqiptare.

Jam i gëzuar që vjen në një moment kur Hungaria ka presidencën e BE.”, tha kryeministri Orban duke theksuar më tej se vendi i tij ka luajtur një rol të rëndëishëm në rrugëtimin e Shqipërisë në BE dhe do të vijojë të punojë më tej.

Pjesë nga fjala e Orban:

Zonja dhe zotërinj si zakonisht edhe këtë herë unë kam patur mundësinë të kisha një diskutim të shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë dhe është vërtet kënaqësi që e kemi patur këtu për vizitë së bashku me delegacionin e tij. Kjo është edhe një mundësi shumë e mirë për të gjithë ne jo vetëm që të diskutonim situatën specifike, por në përgjithësi edhe të ardhmen e politikave europiane si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Kemi patur në fakt biseda vërtet të thella dhe diskutime për të cilat i jam atij tërësisht mirënjohës. Është vërtet shumë kënaqësi gjithmonë kur kemi në fakt të ftuar që janë artist të politikës sepse na sjellin këndvështrime të reja dhe kjo gjë na ndihmojnë gjithnjë edhe në shkëmbimin e ideve. Pra patëm një privilegj të madh që i ftuari ynë nuk vjen me atë traditën e politikanëve hungarezë, pra nuk është jurist apo ekonomist siç është rasti me ne në Hungari, por me njohuritë e tij ne kemi diskutuar edhe politikën hungareze dhe është vërtet kënaqësi dhe dëshiroj ta falënderoj atë.

Tani kemi situatën e kundërt, unë nuk kërkova ndihmën e tij sepse tashmë ne kemi mundësinë që t’i kemi këtu miqtë tanë shqiptar, sepse vendet e Ballkanit  Perëndimor kanë pritur 15 vite mesatarisht për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa Shqipëria ka pritur që prej vitit 2019 dhe unë në fakt kam folur për këtë gjë edhe kur isha në Strasburg sepse mendoj që kura më e mirë për të gjithë këtë situatë dhe e thashë këtë edhe në Strasburg është që Bashkimi Europian t’i mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e vet sepse kështu do të qarkullojë më mirë gjaku tek ne, në familjen europiane.

Në fakt Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë bisedimeve me BE-në në një proces që është bazuar tek merita, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe duhet të ishte pjesë edhe tani, por fatkeqësisht ne po shikojmë pengesa politike dhe është shumë e vështirë për t’i kaluar këto probleme, ndoshta edhe këtë lloj qasje. Megjithatë unë mund t’ju them që kemi patur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi në fakt konferencën ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe do të hapet grup kapitulli i parë dhe për këtë dëshiroj të përgëzoj kryeministrin Rama dhe Shqipërinë dhe jemi shumë krenar që ky moment, vjen në këtë periudhë kur Hungaria ka edhe Presidencën e Këshillit të BE-së.

Ndoshta ju e mbani mend që herën e fundit që kemi patur diskutime të tilla ka qenë në fakt kur ne kemi qenë në Presidencë dhe Kroacia u bën vend anëtar i BE-së dhe që atëherë nuk ka patur anëtarësime të tjera ne BE, por ja që ne e kemi bërë të mundur këtë gjë sërish.

Zonja dhe zotërinj, Hungaria në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë ka ndihmuar Bashkimin Europian duke ofruar edhe mbështetje financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra ju nuk duhet të prisni për anëtarësimin që të përfitoni këtë gjë sepse ka një instrument tashmë nga i cili përfitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu kemi diskutuar edhe bashkëpunimin tonë dy palësh.

Kaq nga ana ime sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian.

Në lidhje me marrëdhënien tonë dypalëshe Shqipëria është një vend jo vetëm miqësor, por edhe shumë i rëndësishëm për ne sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Ne e shikojmë këtë jo vetëm se duam që firmat hungareze të jenë të suksesshme, por ne duam më shumë sesa kaq. Ne duam që firmat hungareze, kompanitë hungareze të kenë sukses në Shqipëri dhe një reputacion të mirë dhe mund t’ju them që kompanitë tona, për shembull, po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi gjithashtu edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen, pra Europa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit.

Gjithashtu, ne kemi lidhur rreth 50 qytete me Wizz Air dhe OTP ka fituar edhe çmimin si banka më e mirë digjitale në Shqipëri. Kemi gjithashtu edhe faktin që edhe ujësjellësi i Budapestit luan tashmë një rol shumë të mirë edhe me homologun e vet në Tiranë dhe ramë dakord me kryeministrin që do të vijojmë bashkëpunimin tonë dypalësh dhe natyrisht jemi mëse të hapur që biznesmenët shqiptarë të bëhen pjesë e ekonomisë sonë dhe dëshirojmë ta rrisim rolin tonë në modernizimin e ekonomisë së Shqipërisë.

Ju jam shumë mirënjohës kryeministër dhe tashmë dëshiroj që fjalën t’ia kaloj kryeministrit të Shqipërisë, të nderuarit Edi Rama. Faleminderit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese