
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me kandidatët e qarkut të Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në fjalën e tij, Rama është shprehur se iu kanë dhënë mundëisnë çdo personi për të qenë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste, duke theksuar se do të përfaqësohen denjësisht.
Gjithashtu, nuk ngurron të bëjë thirrje për të votuar PS, pasi sipas tij hedhja e votës diku tjetër është të çosh votën kot.
Pjesë nga fjala e tij:
Me këtë skuadër u kemi dhënë një buqet që mund të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në kuvend. I kemi dhënë të rinjve dhe të rejave mundësinë të bëjnë zgjedhjen e tyre duke qenë pjesë e kësaj skuadre. U kemi dhënë mundëisnë që duke votuar për PS të zgjedhin një vajzë një djalë, një grua apo burrë pa pasur dyshim që do përfaqësohen dënjësisht. Me të gjitha kapacitetet tona kemi ndërtuar partinë më të re që është sot në fletën e votmit për Tiranën.
Një parti të re, ama një shalqi me provë që brenda vetes ka dhe eksperiencën e këtyre viteve qeverisje duke i dhënë qyetarëve të Tiranës mundësinë që të shohin përpara përmes të resë dhe të ndihen të sigurt që rruga jonë ëprpara është e garantuar përmes eksperiencës. Tek të tjerët majtas dhe djathtas fletës së votimit, jo rastësisht ne jemi në mes janë ose të kalbur ose pa asnjë eksperiencë. Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS është ta çosh votën kot. Ne kemi një mundësi reale dhe aktuale që të bëhemi anëtarë të BE.
Por ajo që unë dua dhe që mund të mos ta kemi pas disa kohësh. Pavarësisht ne e kemi bërë punën tonë, pavarësisht se KE merret me shqyrtimin dhe tre herë rresht i ka konfirmuar që Shqipëria i ka bërë detyrat e veta dhe i ka kërkuar 27 vendeve që ta anëtarësojnë. Edhe kanë dal ca vende aty kanë thënë jo. Ne kemi dashur ata nuk dashur. Edhe na kanë thënë që e ardhmja është këtu. Ama kurrë më parë deri tani që flasim, nuk e kam parë atë që shoh sot, dhe po shoh dëshirën e tyre që të ndodh, se Shqipëria të jetë anëtare e BE. Kjo nuk ka ardhur se ne bëm një mrekulli. Europa po zgjerohet dhe për ketë ka vetëm dy vende që mund të anëtarësohen shpejt Shqipëria dhe Mali i Zi. Për të gjithë ata që ndjekin sado pak lajmet. BE do të zgjerohet se bota është në situatë tjetër, gjerat janë lëkundur dhe duhet ripozicionim.