Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Drejtësia ka falimentuar", Berisha "shpërthen" në Parlament pas raportit të Avokatit të Popullit: "Bir Selmani i nënës cilin të qaj më parë"

Shkruar nga Newsbomb
"Drejtësia ka falimentuar", Berisha "shpërthen"
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në sallën e parlamentit pas paraqitjes së raportit vjetor nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, u shpreh se paraburgimet masive janë dëshmi e shëmtuar e falimentimit të drejtësisë dhe se liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë dhunuar.

Kreu i selisë blu u shpreh së Avokati i Popullit ndodhet në pozicionin "Bir Selmani i nënës cilin të qaj më parë" ndërsa shtoi se vendi ynë ndodhet në një situatë dramatike.

Sali Berisha theksoi se shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor ndërsa nënvizoi se kjo nuk ndodh askund në botë.

"Paraburgimet masive, dëshmi e shëmtuar e falimentimit të drejtësisë. Dhunim masiv i lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Avokati i Popullit ndodhet në pozicionin "Bir Selmani i nënës, cilin të qaj më parë. Situata dramatike si kjo ju garantoj se nuk ekziston sot në asnjë diktaturë në botë.

Qytetarët e një vendi kanë të drejta themelore dhe njëra prej tyre është procesi gjyqësor i drejtë. Si në asnjë vend tjetër të planetit, presin sipas zyrtarëve të këtyre institucioneve 16 vite dhe nga vjet deri këtë vit, zonjë e nderuar kjo është për të qarë dhe jo për të qeshur.

Buzëqeshja jote nuk më shqetëson, se buzëqeshja e njeriut duhet pranuar, nuk ka të keqe. Por problemi është se kur mendoj që shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë.

Kur mendoj se ky mohim i kësaj të drejte ka sjellë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, 180 vrasje, 220 plagosje, qindra vepra të tjera penale.

Kur mendoj se kreu i KLD deklaron me përgjegjësi të plotë se nga një vit në tjetrin afati 16 vjetor është shkurtuar vetëm me 16 ditë, ju garantoj se shqiptarët kanë qenë dhe qytetarët e botës në çdo vend, janë më të përfillur nga drejtësia se në Shqipëri."-tha Berisha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese