Hapësire reklamuese

Politikë

“Beteja ligjore nuk po i shërbente demokratëve”, avokati i Bashës: Gjykata nxitoi për të dhënë vendimin

Shkruar nga Newsbomb
“Beteja ligjore nuk po i shërbente demokratëve”, avokati i
Avokati Indrit Sefa

Avokati Indrit Sefa, i cili përfaqësoi në Gjykatë ditën e sotme, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se është zhgënjyer nga vendimi i Apelit, e cila vendosi për t’i dhënë përfundimisht vulën dhe logon e PD-së, ish-kryeministrit, Sali Berisha

I pranishëm në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, avokati Sefa tha se sipas opinionit të tij ligjor, gjykata u nxitua për të dhënë vendimin, pasi ishin 56 faqe për t’u lexuar, ndërkohë trupa gjykuese doli në fjalën e fundit për 48 minuta, teksa shtoi se nuk do të komentonte më shumë mbi këtë vendim.

Në opinionin tim ligjor, jam i zhgënjyer. Mendoj se gjykata pati një nxitim për të dhënë një vendim. Ishin 56 faqe, gjykata u tërhoq për vendim për 48 min, megjithatë, nuk jam mësuar të komentoj vendimin e gjykatave”,- është shprehur avokati Indrit Sefa.

Gjthashtu, gjatë fjalës së tij, avokati i Bashës, Indrit Sefa u shpreh se beteja ligjore midis dy liderëve ishte zgjatur dhe kjo nuk ishte në të mirë të demokratëve, pasi ndarja është në çështje vizioni dhe jo vule.

Për Sefën, PD me ish-kryeministrin Sali Berisha është një parti që drejtohet në mënyrë vertikale, pa vizion dhe ide, si dhe pa shpresë, pasi nëse nuk reformohesh së brendshmi, çfarë mund të presësh nga jashtë përfundon ai.

Mendoj se kjo betejë ka zgjatur dhe nuk besoj se do të ishte në të mirë të demokratëve, vazhdimi i betejës. Ne jemi ndarë në çështje vizioni, jo vule. Unë personalisht, nuk kam të njëjtin vizion si Sali Berisha. Është një parti që drejtohet në mënyrë vertikale, pa vizion, nuk ka ide, nuk ka shpresë. Po nuk u reformove vetë, nuk ke çfarë pretendon nga qytetarët shqiptarë”,- përfundoi Sefa.

Kujtojmë se më herët, Gjykata e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, ku vula e PD-së i kalon përfundimisht ish-kryeministrit, Sali Berisha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese