Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha “ul kokën” para SPAK, mbështetësit demokratë e presin me brohorima 

Shkruar nga Newsbomb

Berisha “ul kokën” para SPAK, mbështetësit

Lideri demokrat Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë para Prokurorisë së Posaçme, në përbushje të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga Apeli i GJKKO. 

Ai është pritur me brohorima nga mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët u mblodhën para SPAK në orët e para të mëngjesit.

Protestuesit, të organizuar nga strukturat e PD-së, shprehin kundërshtinë e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë një sulm politik dhe përndjekje nga qeveria.

Tre javë më parë, SPAK apeloi lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, duke kërkuar rikthimin e masës. Ish-kryeministri u lirua më 27 nëntor 2024, pas një viti në arrest shtëpiak, ku ishte mbajtur për shkak të akuzave për korrupsion pasiv në çështjen “Partizani.”

Sakaq, një kordon policor është vendosur para SPAK, e cila është në gatishmëri për të menaxhuar situatën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese