
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar sërish Kryeministrin Edi Rama në debat publik. Berisha e ftoi Ramën të përballet me shifra dhe fakte konkrete për ekonominë, taksat dhe pensionet.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për abuzim me fondet publike.
Sakaq, Sali Berisha deklaroi nga Pogradeci se programi i Partisë Demokratike bazohet në rikthimin e e parave të taksave tek qytetarët.
"Unë e kam ftuar Edi Ramën të vijë këtu dhe prap e ftoj, të dalim ballë për ballë. Ai të marrë suflerë unë vetëm tek. Ai le ti rreshtojë suflerët mbrapa, unë vetëm.
Të dalim tu themi shqiptarëve njëherë, pogradecarëve; po si ndodhi që malazezi e trefishoi pensionin, kurse shqiptari mbeti nga 143 mijë shkoi në 172 mijë.
Por është edhe më keq, është shumë më keq akoma.
Se çmimet në Shqipëri u rritën 250%. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që pensionisti në Pogradec, në Tiranë për të blerë aq sa blinte në vitin 2013 me 143 mijë lekë, duhet të shpenzojë sot 390 mijë lek.
Urdhëro zoti Rama, urdhëro hajde këtu, me statistika të institutit tënd, të faktojmë, të faktojmë se ku i çove paratë e shqiptarëve. Por nuk del dot, nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur."-tha Berisha.