Newsbomb.al zbardh një pjesë të debateve që janë duke u zhvilluar aktualisht në Konferencën e Kryetarëve, në Kuvend, për kërkesën e paraqitur nga Grupi Parlamentar i PD që kërkon mocion me debat në seancë plenare për programin politik.
Dy krerët e grupeve, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi po debatojnë me njëri-tjetrin, duke me të parin që thotë se Partia Socialiste qeverisë prej 2013 dhe demokratët janë kujtuar vetëm pas 12 vitesh të kërkojnë llogari, kurse kreu i grupit të PD është përgjigjur se ata s'kanë përse të kenë frikë nga debati.
Taulant Balla: Kërkoni mocion me debat për bilancin e qeverisë aktuale në realizimin e programit politik të kaluar. Programi politik i qeverisë për periudhën më vijim. E treta, edhe pse keni hamendësuar më lart, flisni për efikasitetin e qeverisjes por jo për cilën pjesë kërkoni mocion me debat.
Tjetra ka të bëjë me Shqipërinë qe sipas jush kemi bërë regres në integrimin europian.
Jemi para një kërkese që nuk respekton as në formë, as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të rregullores së Kuvendit. Kemi dakordësuar qe kërkesat të vijne për një çështje të vecantë.
Kërkoni mocion me debat për bilancin politik të shkuar. Që kur? Se ne qeverisim qe prej 2013. Pastaj, sapo ne kemi marrë detyrën kërkoni debat për programin politik. Ju nuk doni mocion me debat siç e do rregullorja. Për ne është e ezauruar.
Më tej, socialisti Taulant Balla është shprehur se kërkesa për mocion me debat kishte disa çështje, ndaj duhet të saktësohej. Ai kërkoi nga opozita që të riformulojë kërkesën dhe më pas t'i drejtohet sërish Kuvendit për mocion me debat.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur se anëtarësimi në Bashkimin Europian është një temë shumë e gjerë, ndaj socialistët duhet të prezantojnë me detaje programin qeverisës, duke u ndalur edhe tek krimi i organizuar dhe integriteti i funksionarëve të lartë.
Gazment Bardhi: Konferenca s'ka kompetencë të vlerësojë kërkesën e mocionit, përmbajtjen e kërkesës. Duhet vetëm të diskutim kush është data më e përshtatshme për ta zhvilluar brenda 30 ditëve. Kërkojkë një bilanc dhe sa jane përmbushur detyrat.
Çfarë detyrash do realizoni në vijim. Çështja ështe nje: Aspirata qe Shqipëria ka për tu anetarësuar në BE.
Nuk e di se ç'punë tjetër më të rendësishme ka Kuvendi i Shqipërisë. Sot po na tregoni se kush nuk do debat dhe kush nuk ka bilanc mbi të cilin të krijojë debat. Anëtarësimi në BE ështe shumë e gjërë. Luftë ndaj krimit të organizuar, integriteti i funksionarëve publik.
Çështja e veçantë ështe ajo qe keni shpallur si prioritet, anëtarësimi ne BE. Duam të dime çfarë ka shpallur si prioritete qeveria. Nuk duhet të kete frikë askush. Duhet të jeni të interesuar për të diskutuar për atë qe keni shpallur prioritet.
Cilësinë e mocionit e vlerëson Kryetari i Kuvendit. Fakti qe ka thirrur këtë mbledhje, do të thotë qe mocioni i ploteson kriteret. S'ka fjalë të pahijshme, nuk cënohet nderi, as jeta. Pse trembeni nga debati?!
Kërkesa e Grupit Parlamentar të PD ka hasur në rezistencën e socialistëve, të cilët nuk janë dakord për mocion me debat në Kuvend. Mirëpo, Gazment Bardhi kur ka parë se Balla nuk ishte dakord, i është dërguar kryetarit Niko Peleshi.
Gazment Bardhi: Ju kryetar keni bërë një zotim qe s'do i mohoni instrumentat parlamentar opozitës. Kërkojmë që të mundesoni zhvillimin e debatit. Detyra e Kuvendit, të sigurojë transparencë.
Taulant Balla: Une se di çfarë ke ti në mendje. Nëse doni debat për anëtarësimin në BE, jemi gati që nesër. Riformulo kërkesën dhe hajde të bëjmë debat për anëtarësimin në Be. Shyqyr jeni kthyer në rrugën e duhur.
Edhe përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar mazhorancën socialiste se po i shmanget ballafaqimit. "E vetmja vendimmarrje duhet të jetë përcaktimi i seancës. Ju po shmangeni nga debati", u shpreh ai.
Ne debat u përfshi dhe ministri Toni Gogu, i cili mori një përgjigje të menjëhershme nga kreu i Grupit të PD. "Ça ke qe flet ti more se nuk je zëdhënës i Taulantit", ju kthye Gazment Bardhi.
© Newsbomb.al
