Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Plagosja e biznesmenit në Sarandë, ndalohet gjatë orëve të para të mëngjesit një nga autorët e dyshuar (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Redjan Haderi është ndaluar nga policia, pasi akuzohet si një nga autorët e dyshuar për plagosjen të pronarit të Club “ORANGE” në Sarandë, Spiro Iljadhi dhe të një turisti nga Tirana, me shtetësi shqiptaro-amerikane.

Bëhet me dije se Haderi 33 vjeç është një person i njohur nga policia, pasi është një person me precedent penal në të shkuarën. Ai është ndaluar gjatë orëve të para të mëngjesit.

Mësohet se Haderi ka pranuar krimin para oficerëve të policisë, ndërsa ka nënvizuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje janë dy vëllezër nga Tepelena dhe një shok i tyre: Andrea Caushi 35 vjeç dhe Visi Caushi 33 vjeç (vëllezër) dhe Redjan Hadëri.

Këta shtetas, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Spiro Iljadhi, 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin Marin Jano 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore nga Policia, dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit Spiro Iljadhi. Policia vijon punën  për të bërë të munduar edhe arrestimin e dy autorëve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e ditës se djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J., nga nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: R. H., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasve A. C., 35 vjeç dhe V. C., 33 vjeç (vëllezër) të shpallur në kërkim nga Policia.

Vijon puna intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Sarandë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Më shumë

spot_img
spot_img