Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

PËR HERË TË PARË/ Berisha “MBURR” Ramën dhe “UL” Bashën: Vetëm 19% e demokratëve votuan për kryetarin, humbja e dytë nuk kapërdihet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim me anëtarët e Partisë Dmeokratike në tiranë, ku ndër të tjera ka flur edhe për gjendjen e Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, për herë të parë Berisha ka “mburrur” Edi Ramën dhe i ka ulur vlerat Lulzim Bashës, pasi është shprehur se vetëm 19% e dmeokratëve kanë votuar kryetarin e tyre, ndërsa e kundërta ndodhi me krahun tjetër.

Berisha tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, pais kjo humbje e dytë nuk mund të kapërdihej.

“PD është në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj. Kurrë nuk ka qenë në ditëne  sotme. Ka 8 vite që ka humbur çdo nsimë, përveç ligjit të dekriminalizimit. Ka 8 vite që ka humbur çdo aksion, 100%. Ka 8 vite që shkatërrohet mekanizmi elekroral dhe ajo nuk interesohet. Ka 8 vite që kalon nga disfata në disfatë. Kjo është PD në ditën e sotme.

PD humbi zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama vodhi, bleu dhe grabiti 2 herë më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2017. Por duhet t’ia themi vetes të vërtetën në sy. Nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, as PD nuk i fitoi. Ditën e zgjedhjeve në darkë, “pollsteri” më serioz që kishim, pyet zgjedhësit demokratë: Për kë votuat në PD? Vetëm 19% e tyre votuan për kryetarin. E kundërta ishte raporti në kampin tjetër.

Çfarë bëri zotëria? Kjo ishte e pakapërdishme. Humbe njëherë zgjedhjet….Po i humbe njëherë, duhet të ikësh, po i humbe 2 herë, 2 herë duhet të ikësh. Unë i tregoj të gjithë skemën e vitit 2001. Të gjithë i kisha kudnër në atë kohë. Ne arritëm të vëmë sanksione në qeverinë e Fatos Nanos. Parlamenti Europian i tha Shqipërisë “Parlamenti juajnnuk shfaq mendimin e shqiptarëve”.

Ne si opozitë e fituam një levë tani, por e vërteta është që veçse këtu brenda treguam që na grabiti zgjedhjet me fakte dhe dokumente, por përveç kësaj, vetë ata që vendosën sanksionet u shqetësuan për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet, në të njëjtën mënyrë që veproi Lulzim Basha për interes të karriges së tij. Duke shkelmuar miqtë e mi, që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet, ai vuri përpara karrigen e tij dhe i tha atyre se keni fituar.

I bënte atyre propaganda mashtruese se janë fituar më shumë vota se 2013. Por krahasuar me atë vit, PD ka marrë 74 mijë vota më pak. Në këtë rrethanë, pas kësaj që ishte për mua goditja e dy më e madhe pas humbjes së zgjedhjeve, sepse ne shkelmuam, injoruan, lumenjtë e djersës së zgjedhësve tanë dhe ne nuk ishim të zotë për asgjë, sepse kryetari ynë, ish-kryetari në fakt u mor me karrigen”, tha Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img