Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka bërë thirrje për një proces objektiv dhe të ndershëm nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Ambasadorja Kim ka vlerësuar të tre kandidatët si tepër të kualifikuar, ndërsa ka theksuar se është e drejtpërdrejtë në mesazhet që thotë. “Njerëzit duan ndryshimin, pa njerëzit që e kërkojnë, nuk ka ndryshim”, u shpreh Kim.
Kim tha se anëtarët e KLP-së duhet të bazohen në objektivitet dhe ekzaminimin e kritereve gjatë procesit të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, duke mos perceptuar frikën nga kërcënimet apo premtimet për favore.
“Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv, ekzaminimi i kritereve dhe jo të jetë i bazuar nga perceptime kërcënimi apo premtime për favore. Kjo do të thyente integritetin e atij procesi zgjedhjeje”, deklaroi ambasadorja Kim, në një deklaratë rreth 20 minuta nga zgjedhja e kreut të ri të SPAK.
Fjala e plotë e ambasadores Kim:
Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe SPAK. Erdha për të thënë që ky është një moment i rëndësishëm. Erdha sepse ajo që është e rëndësishme për këtë tranzicion është integriteti i procesit. S’jam këtu për t’i thënë askujt se për kë duhet apo nuk duhet të votojnë. Nuk ka mensazh të fshehtë, SHBA kanë qenë gjithmonë të drejpërdrejta me popullin shqiptar dhe ju e dini këtë. Dhe ju e dini se unë nuk i bëj gjërat e fshehta. Unë them atë që nënkuptoj dhe nënkuptoj atë që them, dhe përfaqësoj politikën e SHBA. Mbetet prioritet i SHBA që reforma në drejtësi të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë meritë për këtë, duke filluar me qeverinë e këtij vendi, merita i shkon edhe opozitës e kritikëve, merita i shkon të tjerëve që marrin pjesë në këtë proces, medias, qytetarëve. Puna e SHBA në këtë proces është që t’ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi, më shumë se sa ne. Njerëzit duhet ta duan ndryshimin, pa njerëzit ndryshimi nuk vazhdon. Në të gjithë vendin është e qartë për mua që njerëzit kërkojnë ndryshim. Ndaj ky është një çast i rëndësishëm, i rëndësishëm për anëtarët e KLP-së, që kanë dëgjuar kandidatët dhe kanë bërë pyetje të vështira. Dhe që janë me fat sepse kemi tre kandidatët që janë vërtet shumë të kualifikuar, që të tre. Por përpara tyre kanë një vendim shumë të vështirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv, ekzaminimi i kritereve dhe jo të jetë i bazuar nga perceptime kërcënimi apo premtime për favore. Kjo do të thyente integritetin e atij procesi zgjedhjeje. Është e rëndësishme që edhe ai që zgjidhet në pozicionin e kreut të SPAK, që ai person duhet ta kuptojë që është zgjedhur në bazë të kritereve, dhe kualifikimeve të tij, dhe jo në bazë të favoreve dhe kërcënimeve, në mëyrë që ai të mos e ndiejë veten se i ka borxh dikujt. Edhe njëherë, nuk ka domethënie të veçantë erdha këtu sepse në këtë kohë ma lejonte axhenda ime. Ju falenderoj, do e ndjek aq afrër këtë proces sa ju.
