Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor” Boban Bogdonoviç ka vendosur që të largohet përfundimit nga Serbia. Bogdonoviç, i cili është dhe një nga kritikuesit dhe kundërshtarët më të mëdhenj të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë me dije se ka aplikuar për azil politik në Zvicër.
Përmes një postimi në platformën “X” , ish-twitter, ai ka njoftuar se ka aplikuar për azil politik dhe status mbrojtje në aeroportin e Zyrihut.
“Sapo kam aplikuar për azil politik dhe status mbrojtjeje në aeroportin e Zyrihut”, shkruan ai.
https://twitter.com/GenSecRespond/status/1720056225931387328
Ndërkohë, ditën e djeshme Bogdonoviç listoi të gjitha arsyet se pse ka marrë vendimin për tu larguar nga Serbia, vendi i cili sipas tij sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar dhe është djepi më i madh i të keqes në Ballkanin Perëndimor.
“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandër Vuçiç, i cili së bashku me Aleksandër Vulin, BIA dhe Zvonko Veselinoviçin, udhëheqin klanin më të madh kriminal në Evropë! Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Bogdonoviç.
https://twitter.com/GenSecRespond/status/1719780634141331667
Boban Bogdanoviç është një politikan serb dhe kryetar i Lëvizjes “Odgovor” me qendër në Beograd. Bogdanoviç njihet edhe si biznesmen teksa ka fuqi edhe në politikë.