Hapësire reklamuese

Politikë

"Nuk e prisnim", Yuri Kim tregon si shkoi lajmi për Gledis Nanon në Ambasadë

Shkruar nga Newsbomb

Gledis Nano, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, u shkarkuar nga detyra rreth një muaj më parë, pasi sipas qeverisë nuk kishte përmbushur objektivat që i ishin caktuar. Ndërkohë, ai ishte një oficer i vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbrëmjen e sotme, diplomatja Yuri Kim ka dhënë një intervistë për emisionin "Opinion" dhe ka treguar se ata në Ambasadën Amerikane nuk e prisnin shkarkimin e Gledis Nanos.

Blendi Fevziu: Dakord. Do t’ju pyes për ish Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?

Ambasadorja Kim: Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.

Blendi Fevziu: A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?

Ambasadorja Kim: Nuk e prisnim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll