Hapësire reklamuese

Politikë

Një ditë pasi mori postin në PD, Godole sugjeron “distancimin” nga Berisha: Moment i rëndësishëm për partinë, do të ketë kosto nëse…

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë pasi mori postin në PD, Godole sugjeron

Një ditë pasi u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, pedagogia Jonila Godole ka folur për angazhim vullnetar lidhur me kauzën e zbardhjes së krimeve të komunizmit.

Në një lidhje Skype me News 24, duket se ajo ka sugjeruar që PD të distancohet nga ish-lideri Sali Berisha, por shton se ky është një vendim që i takon partisë, duke sjellë në vëmendje rastin e ngjashëm të ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, ku në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij.

“Vendimi i z. Berisha është vendim personal i tij. Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në këto lloj momentesh të rëndësishme. Kjo do ta çojë PD përpara ose jo, këto janë kosto që do t’i mbajnë ata. Unë kam thënë që bota ka treguar që dhe personalitete të mëdha, të cilët kanë qenë absolutisht të rëndësishëm për gjithë Evropën, ku kam sjellë në vëmendje rastin e ish-kancelarit gjerman  Helmut Kohl, në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij, por duke respektuar kontributin e tij deri në fund. Këto janë vendime që i marrin partitë vetë.

Këto janë modele që unë i kam sugjeruar. Nëse mua do më pyesin sot nga brenda PD, patjetër që do ta sugjeroj këtë dhe do flas hapur. Por kjo është pjesë e PD, duhet të tregojë se është vërtet një parti që e meriton të vijë në pushtet. Unë shpresoj shumë që PD të bëjë zgjidhjen e tyre. Sa i përket kauzës së të përndjekurve politikë, për fat të keq nuk ka një forcë tjetër politike këtu, përveç PD, që të jetë shprehur hapur dhe qartë se ai regjim ka qenë kriminal. Ai regjim ka qenë kriminal. Unë do mundohem që në pak vite të arrijmë të kemi një lloj paqeje, të kemi një transparencë të plotë për krimet e komunizmit dhe një kërkim faljeje reale”, u shpreh Godole.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu