Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nipit të DEPUTETIT SOCIALIST akuzuar për atentatin ndaj prokurorit i konfiskohen pronat: Makina, shtëpi e garazhe, ja çfarë shënohet në njoftimin e SPAK (LISTA E PRONAVE)

Shkruar nga Newsbomb
Nipit të DEPUTETIT SOCIALIST akuzuar për atentatin ndaj prokurorit i

Redjan Rrahja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rrahja është rikthyer në vëmendjen e organeve të drejtësisë pasi prokuroria e Posaçme SPAK, kërkoi sot konfiskimin e pronave dhe pasurive të tij që ishin vënë në sekuestro që në vitin 2021.

Shkak i konfiskimit, është akuza e ngritur ndaj tij për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në Shkozet të Durrësit.

Ngjarja ndodhi në 1 nëntor 2019, kur nga atentati mbeti i plagosur prokurori. Prokuroria pretendoi se provat e gjendura në makinë, duke përfshirë ADN përputheshin me ato të nipit të deputetit socialist.

Rrahja, nuk e ka pranuar akuzën se ka qenë i përfshirë në ngjarje. Por në automjetin e autorëve të atentatit, që u gjend e braktisur në Shkafan, u gjetën një palë syze, ku rezultuan gjurmët e gishtërinjve të Redjan Rrahjes. Ky i fundit u arrestua kur po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në parashikimet e Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për  Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të  Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr.2, në ngarkim të shtetasve Redjan Rraja etj.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim të tyre sot në datën 13.10.2022 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të pasurive si më poshtë:

Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.

Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.

Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.

Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.

Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.

Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.

Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja.

Një orë dore Roleks.

Shuma prej 2750 Euro.

Këto pasuri janë sekuestruar me vendimin nr.22 datë 23.10.2021 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese