Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nipi iu vra në 21 janar, Mark Nika akuza Fevziut: E ktheu emisionin e tij në bunkier për mbrojtjen e Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Nipi iu vra në 21 janar, Mark Nika akuza Fevziut: E ktheu emisionin e tij

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës që u vra gjatë protestës së 21 janarit 2011 ka hedhur akuza ndaj gazetarit Blendi Fevziu, lidhur me emisionit që janë bërë në “Opinion” për çështjen e 21 janarit.

Mark Nika i konsideroi emisionet e tij si mburojë për Berishën dhe qeverinë e atëhershme, duke iu referuar dhe emisionit special që bëri Fevziu me të ftuar të vetëm komandantin e Gardës që u dënua me 1 vit burg, Andrea Prendin.

Ndërkohë që ekspertiza vërtetoi se plumbi që i mori jetën Aleks Nikës ka dalë nga pistoleta e tij, ky i fundit tha në emision se pistoletën ia kishte ndërruar shoferi.

Mark Nika: Ne jemi të pakënaqur, si nga ndërhyrja që i ka bërë politika drejtësisë si dhe nga heshtja që i është bërë. Ja bërë dhe shpifje për këtë ngjarje, është mbrojtur vrasësi. Kam pakënaqësi për emisionin e Blendi Fevziut, për “Opinion”. E kthyen Klanin në bunkier i mbrojtjes së Berishës, Jozefina Topalli ishte atje. Atje bëheshin emsione që unë i konsideroj shpifje. Deklaratat e tyre. Vetë Andrea Prendi ishte atje foli gjëra të paqëna. Emision për mbrojtjen e tij.

Ndërkaq po në emision gazetarja e kronikës Anila Hoxha tha se kjo çështje nuk u hap sot kur u bë publik lajmi, por ka kohë që është hapur dhe se po kërkohen dokumente dhe informacione shtesë lidhur me ngjarjen.

Anila Hoxha: Në datë 3 prill Prokurria e Tiranës i ka kërkuar Policisë së Tiranës shkresa dhe dokumte shtesë duke i ngarkuar dhe disa detyra. Ka kohë që është hapur si çështje. Grupi i hetimit pret përgjigje nga laboratorët që i është çuar ekspertiza. Pritet riekspertimi i disa kamerave të sigurisë. Se nuk është përcaktuar drejtimi i qitjes nga vjen plumbi. Do ishte me shumë interes kjo gjë sepse do të zbardhte shumë. Pra kamerat e sigurisë dhe riinspektimi i plumbit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll