Një 72 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Gjirokastrës pasi ka djegur bvashkëshorten e tij me benzinë. Në pranga ka rënë shtetasi Panajot Janaqi dhe akuzohet për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".
Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se 72 vjeçari për motive të dobëta, ka djegur me benzinë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokirorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjitrokastër pë Veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirikastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. J., 72 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse(benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.
