Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Mos na çaj trapin shumë”, drejtori i kompanisë së naftës ofendon gazetaren: Nuk të thashë ty, i thashë kësaj

Shkruar nga Newsbomb
“Mos na çaj trapin shumë”, drejtori i kompanisë

Banorët e fshatit Visokë në Fier ditën e sotme kanë dalë në protesta për shkak të dëmtimit që i është bërë rrugës nga mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë për të kërkuar naftë.

I pranishëm ka qenë dhe drejtori i një kompanie nafte, Edmond Bjetja, i cili përveç akuzave së qytetarëve se ka shkatërruar me makineritë e rënda rrugët e fshatit, gjatë një komunikimi me mediat nuk ka nguruar të fyejë edhe gazetarët.

Ndërkohë që mediat bashkë me banorët po kërkonin nga ai informacione për gjendjen aktuale, Bjetja me cigare në dorë dhe tone të larta ka ofenduar gazetaren dhe i ka kërkuar që të heshtë.

“Rrugët do riparohen. Në Visokë jemi e vetmja kompani. Me banorët po flas tashi, mos ma çaj trapin dhe ti shumë. Lër të flasin ata. Pa edukatë jam. Pusho ti tani! Rri urtë tashi. Rrini urtë. Kujt i thashë?! Herën tjetër jemi takuar bashkë. Prit tani, ai aty po provokon. Nuk të thashë ty, por i thashë asaj.”, thotë ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese