Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Mijëra efektivë “zbarkojnë” në terren për zgjedhje, Policia “me sytë” nga zonat problematike, Ushtria merr në dorëzim institutionet e rëndësishme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbi 7500 efektivë të Policisë së Shtetit do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit; për të shmangur çdo përplasje të mundshme në qendrat e votimit dhe për të ruajtur KZAZ-të.

Ndërkohë, duke nisur nga java e ardhshme Forcat e Ushtrisë do të marrin në dorëzim sigurinë e institucioneve të sigurisë së veçantë, siç janë zyrat diplomatike apo dhe institucionet e tjera të vendit.

Një vëmendje e shtuar e Policisë do të jenë dhe në ato zona të cilësuara si zona problematike, në bazë dhe të ngjarjeve që kanë ndodhur në zgjedhjet e mëparshme. Specifikisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për trazira por efektivët do të jenë në gatishmëri.

Në bazë dhe të rregulloreve të miratuara nga Policia dhe KQZ,  efektivët do të kenë veshje dhe identifikim specifik, armatim të veçantë dhe nuk duhet të afrohen pranë KZAZ-ve më shumë se një perimetër i caktuar me rregullore.

Në koordinim me Gardën e Republikës, do të sigurohet dhe mbrojtja e zyrtarëve të lartë politikë, si dhe mbrojtja e objekteve të sigurisë së veçantë nga Forcat e Ushtrisë, në kushtet e angazhimit të Policisë në procesin zgjedhor.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img