Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Me rob shpie, ju q*fsha ropt”, nami me policë te “Selman Stërmasi”, 10 efektivë të Shqiponjave për të arrestuar një person; e godasin dhe e fusin në makinë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Me rob shpie, ju q*fsha ropt”, nami me policë te “Selman

Një përleshje e fortë ka ndodhur sot në mbrëmje në hyrje të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Në videot e siguruara nga Newsbomb.al shihet se në vendngjarje ndodhen mbi 10 efektivë të Patrullës dhe forcave “Shqiponja”. Nuk dihet se përse kanë shkuar, çfarë ka ndodhur më herët, por në video shihet dhe dëgjohet një person trupmadh i cili bërtet dhe nuk i bindet urdhrit të policisë.

“Me rop shpie jo, ju q*fsha ropt”, dëgjohet të thotë ai. Më pas një polic dëgjohet të thotë “merreni dhe atë, kapeni”. Në ato momente disa policë i vërsulen dhe e arrestojnë, e godasin pasi ai filloi të bënte rezistencë.

Me vështirësi arritën që ta fusin në makinë. Newsbomb do ju mbajë të informuar lidhur me ngjarjen në fjalë, nëse do të ketë ndonjë njoftim zyrtar nga ana e policisë. E gjothë ngarja nisi në orën 20:45 dhe përfundoi në 21:05.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese