Pas një udhëtimi të bukur prej 4 muajsh, “Tirana Art Fest” ka mbërritrur në destinacionin e saj final.
Më 3 maj ora 19:00 do të organizohet finalja ndërmjet gjimnazeve të Tiranës (publike dhe jopublike), ku do të ndahen edhe çmimet sipas çdo kategorive.
“Po ti, për cilën shkollë bën tifo?! Mos e humb finalen e “Tirana Art Fest” në 3 Maj te ish-kolonat”, shkruan Veliaj në Facebook.
Nga data 23 janar deri në datë 7 shkurt u zhvilluan audicionet në të gjithë shkollat e kryeqytetit, ku të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç performuan në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.
“Tirana Art Fest” është kthyer tashmë në një traditë, që synon të risjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore si dhe të ketë një impakt pozitiv në fuqizimin e luftës ndaj bullizmit, alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative.
