Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lëvizje e papritur në Ministrinë e Çuçit, lirohet nga detyra Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (Kush e zëvendëson-Emrat)

Shkruar nga Newsbomb
Lëvizje e papritur në Ministrinë e Çuçit, lirohet

Edlira Naqellari, Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, është liruara sot nga detyra. Pas tre vitesh në krye të këtij institucioni, ajo nuk do të jetë më në krye të Agjencisë për shkaqe që nuk dihen ende.

Në vend të Edlira Naqellarit në krye të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, është emëruar vartësja e saj Nertila Mihali.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, organizohet dhe funksionon si institucion qendror, person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit të Brendshëm, me seli në Tiranë. Ajo, si organ qendror blerës, i autorizuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka si mision kryerjen e procedurave të prokurimit të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve të përcaktuara.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll