Hapësire reklamuese

Acromax

Letra për Tatimet: Acromax shpk dhe Faber digital shpk, të vërtetat e mashtrimeve financiare që i dini dhe nuk i hetoni! Pse? (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb
Letra për Tatimet: Acromax shpk dhe Faber digital shpk, të
Portali Newsbomb.al, ka rënë pre e një sulmi të rëndë teknologjik nga Acromax Media, në pronësi të shtetasit me pasaportë gjermane Aldor Nini. Për rrjedhojë, nga ky sulm i paprecedentë, portali është bllokuar dhe zhdukur nga platformat ndërkombëtare të marketimit dhe reklamimit si Facebook, Instagram dhe Tik Tok. Kjo indicie, ka vënë në lëvizje Newsbomb.al duke nisur një investigim të thelluar mbi subjektin në fjalë, shoqërinë Acromax Media, por dhe një tjetër kompani që dyshohet se është e lidhur me të, edhe pse vepron e ndarë prej saj. Bëhet fjalë për shoqërinë Faber Digital, me ortak të vetëm shtetasen shqiptare Anxhela Faber. Të dhënat e plota që të grumbulluara nga investigimi, janë vërtet shqetësuese dhe tregojnë për shkelje të ligjeve shqiptare nga zotëruesit e këtyre dy kompanive, çifti i ish-bashkëjetuesve Aldor Nini dhe Anxhela Faber. Ndaj, lindur nga nevoja, jemi drejtuar me një kërkesë zyrtare për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë Rajonale Tiranë, si institucione publike që kanë përgjegjësinë ligjore të kontrollit, parandalimit dhe penalizimit të shkeljeve, përshirë ato në fushën tatimore. Aktiviteti i këtyre dy shoqërive që veprojnë në të njëjtën fushë dhe ne dyshojmë se kanë për pronarë të njëjtët persona, është rritur ndjeshëm një vit pas themelimit, duke deklaruar të ardhura të larta nga disa burime. Konkretisht, të dhënat tona lidhen me dy subjekte tregtare, si më poshtë identifikuar: 1) Subjekti tregtar “FABER DIGITAL” sh.p.k, me NUIS L62207020H, me ortak të vetëm shtetasen shqiptare Anxhela Faber, me objekt të deklaruar aktiviteti “Ofrim shërbimi nëpërmjet internetit për shoqëri të huaja dhe vendase, zhvillim sistemesh softëarike për entitete të huaja dhe vendase, prodhim materialesh audiovizive duke përfshirë këtu spote publicitare, video regjistrime dhe të ngjashme për entitete të huaja dhe vendase. Sherbime operative ne lidhje sistemet e softëarit. Dhënie me qira të ambienteve në pronësi të shoqërisë.” 2) Subjekti tregtar “ACROMAX” sh.p.k, me NUIS M22128032O, me ortak të vetëm shtetasin me pasaportë gjermane Aldor Nini, me objekt të deklaruar aktiviteti: “Ushtrimi i aktivitetit privat në fushën e ofrimit të shërbimit nëpërmjet internetit për entitete të huaja dhe vendase; zhvillim sistemesh softëarike për entitete të huaja dhe vendase; prodhim materialesh audiovizive duke përfshirë këtu spote publicitare, video, regjistrime dhe veprimtari të ngjashme për entitete të huaja dhe vendase. Shërbime operative në lidhje sistemet e softëare-it”. Ne po e investigojmë rastin edhe pranë shtetit gjerman, lidhur me “mëmën” e dy shoqërive të krijuara në Shqipëri “FABER DIGITAL” sh.p.k dhe “ACROMAX” sh.p.k, që është kompania “Acromax Media”, shoqëri që dyshojmë se ka pronarë të njëjtët persona, ish-çiftin bashkëjetues Anxhela Faber dhe Aldor Nini, duke ju drejtuar Zyrës Qendrore Federale të Taksave të Republikës Federale të Gjermanisë për verifikimet e nevojshme, si autoriteti që kryen mbikëqyrjen e çdo aktiviteti tregtar dhe biznesi të regjistruar në Gjermani, si nga persona individë, ashtu dhe kompani, si në rang kombëtar, ashtu dhe ndërkombëtar Sa më sipër, kërkojmë të informohemi nga këto institucione nëpërmjet pyetjeve, për sa vijon: 1) Për sa kohë që administrata tatimore, sipas ligjit, ushtron të drejtën e saj të kontrollit, mbështetur në parimin e përzgjedhjes në bazë të analizës së riskut, a ka vlerësuar ndonjëherë të ushtrojë kontroll e hetim tatimor mbi këto subjekte tregtare me objekt veprimtarie të paqartë, të pamatshëm dhe që deklarojnë se aktivitetin e tyre e ofrojnë edhe për subjekte/entitete të huaja? 2) Në rast se këto subjekte deklarojnë se shërbimet i ofrojnë për entitete të huaja, çfarë mekanizmash kontrolli përdor administrata tatimore në këtë rast, për të garantuar se përmbushin plotësisht dhe me transparencë detyrimet tatimore në Republikën e Shqipërisë? 3) A keni kryer ndonjëherë kontroll e hetim tatimor pranë këtyre dy subjekteve tregtare, përfshirë kontroll nëse kryejnë shkelje lidhur me regjistrimin e personave të tatueshëm; përdorimin e pajisjeve fiskale; dokumentimin e mallrave në ruajtje, përdorim dhe transport; dokumentimin e çdo transaksioni shitjeje të mallrave apo të shërbimeve dhe lëshimin e faturave tatimore; regjistrimin e punonjësve, si dhe çdo verifikim tjetër për zbatimin e legjislacionit tatimor? Nëse po, cili ka qenë rezultati i këtij kontrolli, për aq sa mund të bëhet i ditur për publikun? 4) Nëse jo, fakti që këto dy subjekte tregtare: - kanë deklaruar një objekt të përgjithshëm aktiviteti, vështirë për të gjurmuar nga administrata tatimore çdo transaksion shitje të mallrave apo shërbimeve; - në kushtet kur deklarojnë se këto shërbime i ofrojnë dhe për entitete të huaja (pra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë); - kur ortaku i njërës shoqëri është për më tepër shtetas i huaj, me leje qendrimi në Shqipëri; - kur të dyja shoqëritë, në të dhënat në QKB, deklarojnë si pikë kontakti (adresë elektronike komunikimi), adresa me referencë kompaninë Acromax Media ([email protected] dhe [email protected]), themeluar dhe që ushtron aktivitetin në shtetin gjerman (duke referuar qartë edhe në lidhje të padeklaruar mes këtyre dy shoqërive që duhet të operojnë sipas legjislacionit shqiptar dhe me një shoqëri gjermane); a përbëjnë këto të dhëna të mjaftueshme/indicie për të nisur një hetim tatimor? 5) Pyetja e fundit bëhet veçanërisht nisur nga fakti se, për ilustrim: - Subjekti tregtar “FABER DIGITAL” sh.p.k, referuar të dhënave të bëra publike në QKB, me një kapital fillestar prej 100,00 lekë, regjistruar në 4.10.2016, brenda më pak se një viti kalendarik (më 5.7.2017), ka zmadhuar kapitalin nga 100,000,00 lekë9.621.920,00 lekë. Referuar bilancit të depozituar në QKB për vitin 2016, rezulton se kjo rritje kapitali tepër e konsiderueshme, është kryer jo nga aktiviteti financiar, por nga vlera e aktiveve afatgjata (material-toka, ndërtesa, impiante, makineri, parapagime për aktive material dhe në proces etj.). Ndaj, a nuk duhet administrata tatimore të kontrollojë dhe të sigurohet për burimin e këtyre të ardhurave, si dhe saktësinë e këtyre deklarimeve? - Po ky subjekt tregtar, në deklarimin në QKB të bilancit për vitin 2017, ka referuar si vlerë të aktiveve afatgjata (material-toka, ndërtesa, impiante, makineri, parapagime për aktive material dhe në proces etj.) shumën prej 39,503,535 lekë, shumë që nuk justifikohet nga mjetet monetare të deklaruara në bilanc, për periudhën për të cilën ka zhvilluar aktivitet shoqëria. - A duhet t’i nënshtrohet kontrollit dhe hetimit tatimor, një subjekt, që me këto të dhëna, për vitin 2021, deklaron si të ardhura nga aktiviteti (ofrim shërbimesh në internet) shumën prej 79,644,408 lekë? Ne do ta ndjekim rastin me konsekuencë dhe do të vijojmë me veprime konkrete mbi investigimin mediatik të tij, duke informuar në çdo hap edhe publikun. Kjo sepse ne besojmë që investigime të tilla, i shërbejnë jo vetëm interesit të publikut, por edhe interesit të biznesit të rregullt, që i kërkohet korrektesë maksimale nga administrata tatimore dhe që i përgjigjet politikave fiskale duke përmbushur detyrimet fiskale, çdo ditë me përpikëri. Ashtu siç besojmë se, përveç marrjes së informacionit për sa më sipër kemi kërkuar nga administrata tatimore, brenda afateve ligjore, kjo kërkesë jona, do të shërbejë edhe si indicie për të kryer verifikimet, kontrollet apo hetimet e nevojshme tatimore për këto dy subjekte dhe personat që janë pas tyre, që në opinionin tonë (por jo vetëm), ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të dyshimtë prej disa vitesh të pashqetësuar në Shqipëri nën maskën e një aktiviteti që e ka bazën në Hamburg (Gjermani), dhe që administrata tatimore, mbase për shkak të volumit të madh të punës, jo gjithnjë ka mundësitë objektive për të kryer analizën e plotë të riskut, për të ushtruar kontroll dhe për të ndaluar shkeljet që mund të konstatojë lidhur me këtë rast, për të cilin ne kërkojmë të informohemi.

Shkrese drejtuar Drejtorise se Tatimeve - Newsbomb.al by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese