Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kush janë ALEATËT që u pasuruan bashkë me BERISHËN? Paralajmërimi i fortë i SHBA: U përfshinë në...

Shkruar nga Newsbomb
Kush janë ALEATËT që u pasuruan bashkë me BERISHËN?

Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sot në “listën e zezë” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.

Në njoftimin e DASH thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm duke përdorur pushtetin për t’u pasuruar familjarisht por edhe për pasurimin e aleatëve të tij politikë.

Kujtojmë se ky vendim si DASH vjen në një kohë kur SPAK ka rihapur në Shqipëri hetimet për tragjedinë e Gërdecit, ku tashmë nën hetim është edhe ish-ministri në qeverinë e Berishës, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpërdorim të besimit të publikut shqiptar te institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”, thuhet në njoftimin e DASH për shpalljen non-grata të Berishës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese