Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Krerët e Kosovës erdhën në Vlorë, Ilir Meta shkon në Prishtinë për 28 Nëntor: Flamuri jonë e ka lavdinë tek veprat vetëmohuese

Shkruar nga Newsbomb
Krerët e Kosovës erdhën në Vlorë, Ilir Meta shkon

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka udhëtuar sot drejt Prishtinës në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ai është takuar me ish-presidenten Atifete Jahjaga, kryetarin Përparim Rama, familjen Rugova dhe shumë personalitete të tjera.

Meta së bashku me personalitetet e lartpërmendura kanë përuar shtatoren e Anton Çetës, një udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar. Ai shkruan se flamuri shqiptar e ka lavdinë në vepra vetëmohuese të burrave dhe grave patriote.

Ndërkohë, krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti mbërritën sot në Vlorë për ceremoninë festive për ngritjen e flamurit kombëtar.

“Kënaqësi e veçantë të gjendem sot në Prishtinë bashkë me kryetarin Përparim Rama, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova dhe shumë personalitete të tjera, në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.

Emri i profesor Antonit dhe vepra e tij, janë simbol frymëzues për të punuar për kombin dhe të mirën mbarë kombëtare.

Flamuri jonë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare”,shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese