Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kohës i rendojnë më shumë politikanët e burgosur se sa politikanët radikalë”, Majko komenton zhvillimet në Prishtinë

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko pak ditë më parë ndodhej në Prishtinë për të zbutur tensionin mes opozitës dhe pozitës kosovare. Megjithatë, në protestën e zhvilluar dje në kryeqytetin kosovar nuk munguan përleshjet mes protestuesve dhe policisë.

Për arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Majko shprehet se me këtë veprim politika i jep atij kuptim. Sipas ish-kryeministrit shqiptar, kohës i rendojnë më shumë politikanët e burgosur se sa politikanët radikalë.

Reagimi i Pandeli Majkos:

Albin Kurti u arrestua dje. Albini është një politikan konfliktual por ai merr kuptim i bugosur. Burgosja e politikanëve ndryshon kuptimin e debatit politik.

Kosova drejtohet më së shumti nga njerëz që e dinë kuptimin e persekutimit politik por po ashtu dhe logjikën e dialogut qe i uli në tavolinën e bisedimeve nga Rambujeja deri në Bruksel. Shpresoj dhe uroj që politikanet e Kosovës të ulen në tavolinen e dialogut me njëri tjetrin. Kohës i rëndojnë më shumë politikanët e burgosur se sa politikanët radikalë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese