Investigimi Per Fotovoltaiket e Fierit - Newsbomb.al by Newsbomb Albania on Scribd
"Mungesa e studimit të fizibilitetit, projektit etj, Bashkia Fier ka bërë një investim i cili nuk justifikon shpenzimet, në kundërshtim me parimin “Efiçencë, Efektivitet dhe Ekonomicitet”. Ky investim është bërë pa projekt, pa leje ndërtimi, pa mbikëqyrje, pa kolaudim, pa leje prodhimi energjie, etj., në kundërshtim me kontratën mes palëve..." Më tej, evidentohet se Bashkia e Fierit e drejtuar nga Armando Subashi nuk ka argumentuar dhe kriteret e specifikimet teknike, për kompanitë që garonin për tenderin. "Kriteret për kualifikim dhe specifikimet teknike, si p.sh. kërkesa për mjek, xhiroja mesatare vjetore, vërtetimet për realizimin e përvojës së ngjashme, liçensat profesionale, kërkesa për vinç me kullë, përcaktimi i disa materialeve me marka specifike, të pashoqëruara me fjalët “ose ekuivalent”, nuk janë argumentuar dhe janë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve Publike", vijon raporti. Në procedurë kanë marrë pjesë 3 Operatorë Ekonomikë, është s’kualifikuar 1 Operator Ekonomik për mangësi në dokumentacion, për 1 Operator Ekonomik Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është shprehur se është tërhequr nga gara, dhe është kualifikuar 1 Bashkim i Operatorëve Ekonomikë. [gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="678100,678101,678102,678103"] Por fituesit kanë pasur disa mangësi në dokumentacion, që raporti final i auditit i rendit si më poshtë: Në preventivat e kërkuar nga Autoriteti Kontraktues, në pikën 8 janë parashikuar 3,000 copë suporte për montimin e baterisë, ndërsa në pikën 9 janë kërkuar 66,000 ml përcjellës me veshje speciale. Komisioni i Vlerësimit të Oferta nuk ka konstatuar ndryshimin e vendeve të sasisë për zërat 8 dhe 9 me njëri-tjetrin. Operatori Ekonomik, duke ndërruar vendet e sasive në tabelën e çmimeve, në pikën 8 ka ofertuar 66,000 copë suporte për montimin e baterisë, ndërsa në pikën 9 ka ofertuar 3,000 ml përcjellës me veshje speciale. Pra, n.q.s. llogaritim me çmimin për njësi që ka ofertuar Operatori Ekonomik, rezulton se, sipas tabelave të mëposhtme, gabimi në llogaritje është 320 milionë lekë nga 49 milionë lekë që ishte shuma e parashikuar në tender, ose rreth 20% e fondit limit. Pra, n.q.s. nuk do të ishin ngatërruar këto elemente të ofertës, kjo ofertë do të kishte qenë në vlerën 125,271,000 lekë dhe jo 157,464,000 sa doli në fund, pa TVSH. Një skandal i madh që duhet të vërë në lëvizje Prokurorinë Speciale, pasi bëhet fjalë për një shkelje të ligjit me pasoja të rënda. Janë mbi 320 milionë lekë nga taksat e qytetarëve fierakë, të cilat janë shpërdoruar dhe kanë fryrë tenderin e fotovoltaikëve. Siç shihet dhe në dokumentin e mëposhtëm të sjellë nga Newsbomb.al, dy kompanitë që fituan tenderin si bashkim operatorësh ELAL COM shpk dhe BE-IS shpk, veç mangësive të sipërcituara, nuk kanë pasur kushtet e nevojshme teknike, as mjetet për të kryer punimet, nga verifikimi i listës së punonjësve ka rezultaur se nuk kanë pasur as elektricistë me dokumentacion të rregullt.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll
