Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

KLP emëron Anita Jellën si kryeprokurore e re e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
KLP emëron Anita Jellën si kryeprokurore e re e Durrësit

Anita Jella do të jetë kryeprokurorja e re e Durrësit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar mesditën e sotme Jellën në postin e rëndësishëm, si drejtuese e organit të akuzës së Durrësit.

“Në përfundim të procedurave për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Këshilli vendosi unanimisht të caktojë znj. Anita Jella në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës”, njofton KLP.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Jella ka kandiduar dhe për prokurore në Prokurorinë Speciale SPAK por në mes të garës ka dhënë dorëheqjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese