Zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së bërë nga Taulant Balla, drejtues i Komisionit të Hetimit për CEZ, që policia të sillte me forcë demokratin në mbledhje.
Në reagim thuhet se Berisha mungoi në mbledhje për shkaqe objektive, gjë e cila është bërë me dije në komision nga nënkryetar Arben Ristani. Gjithashtu, në reagim theksohet se Berisha do të jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës, ndërsa sulmohet edhe Taulant Balla.
"Ju njoftoj se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në komisionin ketimor parlamentar për CEZ për arsye objektive, gjë e cila është bërë me dije zyrtarisht në komision nga nënkryetari i këtij komisioni, zoti Arben Ristani. Zoti Ristani ka njoftuar gjithashtu se zoti Berisha do jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së këtij komisioni. Cdo deklaratë e bërë nga Taulant Balla është si gjithmonë thjesht një sharlatanizëm i bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet”, thuhet në reagimin e zyrës së ish-kryeministrit.
