Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

“Keqpërdori të dhënat e qytetarëve për fushatë”, SHBA sanksionon kryeministrin e Bosnjes dhe Hercegovinës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sanksionuar kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç.

Autoritetet në SHBA bëjnë me dije se Novaliç është sanksionuar pasi keqpërdori të dhënat e pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës.

“Në javën parë të zgjedhjeve të 2018-ës, Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve që kishte marrë përmes pozicionit të tij zyrtar për të dërguar letra duke renditur arritjet e tij dhe duke premtuar rritje të pensioneve në një vend ku çështja e pensioneve ka një rëndësi të madhe politike. Ky veprim shkel ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe pasqyron një model më të gjerë, të raportuar publikisht të përdorimit të pozicionit të tij të ndikimit politik për përfitime personale ose partiake, duke minuar proceset ose institucionet demokratike në BiH.

Novalic u sanksionua sot në bazë të OE 14033 për të qenit përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset ose institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Së bashku me Novalic është sanksionuar edhe një nga biznesmenët më të pasur të Bosnje dhe Hercegovinës, Slobodan Stankovic. Pronari i Integral Inzenjering A.D. Laktasi (Integral) akuzohet për korrupsion dhe lidhje me politikanë të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë e Serbi, ndër ta edhe Milorad Dodik, i sanksionuar tashmë nga SHBA. Stankoviç thuhet se ka arritur të fitojë projektet më të mëdha me firmën e tij të teknologjisë, falë lidhjeve me politikanë të lartë.

Më shumë




spot_img








spot_img