Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

“Kemi të gjitha provat e nevojshme”, Taulant Balla deklaratë nga Kuvendi: 50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Ilir Metës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, thotë se një grup prej 50 deputetësh kanë firmosur propozimin e depozituar në Kuvend për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ai tha se dhe vetë ishte një prej firmëtarëve.

“Janë të gjitha provat e nevojshme, të cilat argumentojnë qëndrimin tonë dhe të gjitha provat e nevojshme për të iniciuar shkarkimin e Presidentit të Republikës”, tha Balla ndër të tjera.

Pjesë nga deklarata e Taulant Balla:

Prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesën e 50 deputetëve të Kuvendit, të cilët kanë depozituar kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Se presidenti, para dhe gjatë fushatës ka kryer veprime që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Duke u nisur dhe nga një rezolutë e mëparshme që i kërkonte Presidentit të rikthehet në binarët e përcaktuara nga Kushtetuta, gjë që nuk ka ndodhur.

Presidenti ka vazhduar të kryejë veprime që bien ndesh me fymën e ligjit dhe Kushtetutës. Kuvendi do të shprehet në ditët në vijim. Kërkesa në aspektin formal plotëson të gjitha kushtet. Kjo kërkesë do ti kalojë dhe Komisionit të Ligjeve, i cili do të shprehet nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore dhe formale. Më pas do të ngrihet komisioni hetimor parlamentar që do të vlerësojë nëse qëndrojnë gjetjet apo jo.

Janë të gjitha provat e nevojshme, të cilat argumentojnë qëndrimin tonë dhe të gjitha provat e nevojshme për të iniciuar shkarkimin e Presidentit të Republikës.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img