Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

KAS merr vendimin: Pranohet kërkesa e LSI, SOT do të rinumërohen VOTAT për Qarkun e Beratit!

Shkruar nga Newsbomb
KAS merr vendimin: Pranohet kërkesa e LSI, SOT do të rinumërohen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendos që të rinumërohen votat për partitë politike, në Qarkun e Beratit. Ky vendim ëhstë marrë vetëm pak minuta më parë.

Relatori i çështjes Elvis Çepa, ka lexuar vendimin e KAS, duke thënë se me shumicë votash ëhstë vendosur që votat në gati gjysmën e kutive për Qarkun e Beratit të rinumërohen. Do të jenë 114 kuti që do të rinumërohen, ndërsa procesi do të jetë live në KQZ në orën 14.00.

“KAS vendosi: rinumërimin e kutive të votimit sipas listës bashkëlidhur kërkesës ankimore të LSI vetëm përsa i përket votave për subjektet zgjedhore”, tha Çepa. Amdinistrata e KQZ u ngarua nga relatori i KAS që të bëjë sa më shpejt gati kutitë e votimit.

Ato ndodhen në Lundër dhe sipas Sekretarit të KQZ, deri në orën 13.00 do të transportohen në KAS dhe në transmetim direkt do të nisë procesi i hapjes dhe rinumërimit të votave. Partitë politike kërkuan që të kenë nga një përfaqësues të tyre në magazinën e Lundrës ku ndodhen kutitë, kërkesë që u pranua nga KAS.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese