Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

“Kam qenë shumë i trazuar pas kësaj fitoreje”, Edi Rama hap Asamblenë e PS, zbulon ambicien: Mandati i katërt do jetë më i vështirë (Frika për humbjen)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka hapur sot punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku pritet të zbardhë dhe emrat për Qeverinë e re. Sipas tij, fitorja për mandatin e tretë ka qenë një fitore që e ka trazuar më shumë se çdo herë tjetër.

Rama shprehu dhe ambicien për të fituar një mandat të katërt. Kryesocialisti zbuloi dhe frikën që mund ta kthejë një fitues në humbës.

“Dehja nga firoret, rënia e dëshirës për të mësuarm, nënvlerësimi i rivalëve, shpërfillja ndaj dobësive, qorrimi ndaj boshllëqeve, janë tiparet karakteristrike të fituesve që kthehen në humbës. Ky është momenti të ngulim këmbët në tokë”, tha Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Ajo që na riktheu pas 8 vitesh në opozitë, ishte këmbëngulja e madhe për tu forcuar. Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme. Ndërtuam një skuadër përfaqësuese duke harmonizuar eksperiencën me energjitë e reja. (Flet për ardhjen e PS në pushtet në 2013.)

Fituam mandatin e parë, u kunfimruan në të dytin dhe si askush më parë u rikonfirmuam këtë vit për të tretën herë me radhë.

Kjo është sipas meje fitorja më e vështirë që kemi arritur. Thjesht fakti që jemi në të parët, për vecorinë dhe vështirësinë e posaçme, kjo është dhe fitorja jonë më e vështirë por e merituar.

Herën e katërt do ta kemi më të vështirë se të tretën. Por nuk e luan topi që dertyra jonë ndaj atyre që na besuan dhe vetë Shqipërisë, është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vitesh. Sot do tju flas shumë hapur, do ju them që kam qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitoreje politike sa këtë herë.

Kjo sepse sa më shumë gara fiton, aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin dhe kjo sfidë e re, më e madhe nga vështirësia, ka vështirësinë e të kuptuaruit nga të gjithë dhe të besuarit te të gjithë me adresimin me të gjitha forcat e përbashkëta, të forcës për të vazhduar më tutje.

Dehja nga firoret, rënia e dëshirës për të mësuarm, nënvlerësimi i rivalëve, shpërfillja ndaj dobësive, qorrimi ndaj boshllëqeve, janë tiparet karakteristrike të fituesve që kthehen në humbës. Ky është momenti të ngulim këmbët në tokë.

Është koha të gjejmë fuqi të reja për të parë vete.

LEXO EDHE: “Na duhet një FORCË E RE”, Rama-socialistëve: Të kapërcejmë vetveten, S’KA MË “jo po du punë shteti, jo po s’ka punë shteti”

Më shumë


spot_img









spot_img