Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Na duhet një FORCË E RE”, Rama-socialistëve: Të kapërcejmë vetveten, S’KA MË “jo po du punë shteti, jo po s’ka punë shteti”

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste ka kërkuar mobilizimin e socialistëve në të gjthë vendin, duke thënë se mandati i tretë qeverisës është një sfidë që kërkon “forcë të re” dhe “kapërcim të vetvetes”.

Duke iu drejtuar ministrave, ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë socialiste, Rama nuk ngurroi t’u përmendë disa të meta.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Na duhet një forcë e re, pasion i ri politik, një kapërcim i vetvetes për ta ngjitur më lart Shqipërinë. Gjithçka që kemi konstatuar apo konstatojmë se nuk shkon duhet korrigjuar sa më parë. PS duhet të bëhet një parti që jeton me aspiratën për t’i sjellë Shqipërisë mirëqenie. 5500 dyert e organizatave tona në të gjithë Shqipërinë duhet të bëhen 5500 dyer të hapura për të gjithë njerëzit, për të kultivuar mendimin dhe aktivizmin politik, vullnetarizmin dhe solidaritetin social. Për të ndarë mendime e kritika në të mirë të komunitetit përkatës. Dhe jo për të marrë e për të dhënë punë nga shteti, për vete dhe për të tjerë.

Riorganizime, sisteme dixhitale, këshilla politikë, vendime, qarkore, për më shumë meritokraci e qytetari, e për më pak burokraci në kohën jozgjedhore. Përmirësimet kanë qenë jo të pamjaftueshme dhe fatkeqësisht rezultati në kohën e duhur është spjeguar po njësoj. Duke thënë jo po nuk është kollaj të gjesh njerëz të rinj, jo po mos t’i ngarkojmë më njerëzit, jo po nuk të afrohen po s’u dhe punë shteti, jo po po s’ka punë kryetari i organizatës nuk i shkon njeri nga pas. Jo po te zona ime s’duan gra në këmbë, jo po duam mbështetje nga lart, jo po çna duhet hapim sherre nga poshtë. Jo po se desha të vinte te lagja ime, jo po ai pi kafe te lokali i PD-së, jo po, jo po. Patjetër që nuk është kaq e lehtë.

LEXO EDHE: “Kam qenë shumë i trazuar pas kësaj fitoreje”, Edi Rama hap Asamblenë e PS, zbulon ambicien: Mandati i katërt do jetë më i vështirë (Frika për humbjen)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img