Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

“Janë kriminelë”, Dua Lipa për deklaratat e sekretares britanike: Fatkeqësi si na shohin, të LUFTOJMË që të ndryshojmë atë mendim që kanë për ne

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në një konferencë për mediat ditën e sotme është shprehur e lumtur që ndodhet në Tiranë në një ditë kaq të veçantë për Shqipërinë dhe të mbyllë turneun e saj këtu me ta.

Sa i përket deklaratave të sekretares britanike, Suella Braverman, për shqiptarët ku dhe i quajti “kriminelë”, Dua tha se është fatkeqësi mënyra si shihemi në sytë e politikanëve.

Ajo theksoi se ajo që ne duhet të bëjmë është të luftojmë për të ndryshuar këtë mendim që kanë për shqiptarët.

“Jam shumë e lumtur që jam në Tiranë. Për pyetjen e dytë mendoj se është një pyetje edhe është një fatkeqësi shumë e madhe si shihemi në sytë e politkanëve dhe njrëzve të tjerë mendoj se është fjalë e pakëndshme dhe mendoj se kemi nevojë për të luftuar, jo vetëm për ne por për të gjitha racat në botë. Është e vetmja gjë që mund të bëjmë që të ndryshojmë ate mendim që kanë për shqiptarët”, tha Dua.

Më shumë


spot_img









spot_img