Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Hetimet ndaj Metës, zyrtarja e Partisë së Lirisë sulmon kreun e SPAK: Beni, hetuesi i komunizmit të hetojë gjeneralitetet e tij

Shkruar nga Newsbomb
Hetimet ndaj Metës, zyrtarja e Partisë së Lirisë sulmon

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Kraja, pas kërkesës drejtuar KQZ-së, për formularin e dekriminalizimit të Ilir Metës.

Në një postim në Facebook, Caka shkruan se Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive.

Referuar kërkesës së SPAK për Gjendjen Civile për të dhënat e Ilir Metës në bazë të hetimit të nisur për të, ish-deputetja Caka pyet” ‘ky hetuesi i komunizmit i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?”.

 “Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij? Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t'ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit. Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë”, shkruan Caka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese