Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata e Elbasanit liron Saimir Tahirin, ish-ministri do qëndrojë në shtëpi deri në përfundim të dënimit

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Elbasanit liron Saimir Tahirin, ish-ministri do qëndrojë

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë, është liruar nga qelia dhe do të qëndrojë në shtëpi deri në përfundim të dënimit. Mësohet se Gjykata e Elbasanit, ka marrë sot vendimin për të nxjerrë nga burgu Tahirin.

Gjyqtarja Matilda Fetahu ka vendosur që ish-ministri të lirohet me kusht, sepse e ka kryer pjesën më të madhe të dënimit.

Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Ai u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj.

“Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj shërbime dhe përfitime të padrejta dhe se njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit,” deklaroi gjyqtari Engert Pëllumbi.

Prokuroria e akuzoi Saimir Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky vendim u la në fuqi dhe nga Gjykata e Posaçme.

Vendimi u kontestua në Apel dhe në Gjykatën e Lartë dhe pas rikthimit për shqyrtim prodhoi sërish të njëjtin rezultat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese