Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO/ Ky është efektivi i RENEA-s që u kap sot me kokainë, zbulohen EMRAT e bashkëpunëtorëve të tij

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Ky është efektivi i RENEA-s që u kap sot me kokainë,

Personi që shihni në foto është oficeri i RENEA-s, Xhulio Liçi. Ndërkohë detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e paprecedentë që ka ndodhur sot në kryeqytet.

Si rezultat i një operacioni disa ditor i SHÇBA-së në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Tiranës, janë vënë në pranga tre persona, mes tyre Xhulio Liçi (efektiv i RENEA-s) si dhe bashkëpunëtorët e tij, Ded Nimani dhe Luan Gaçi.

Ata jënë kapur në zonën e Ndroqit duke transportuar 1 kg kokainë. SHÇBA e ka ndjekur prej një jave Liçin derisa sot ka bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë. Mësohet se ai u shërbente grupeve të drogës, duke bërë të mundur shpërndarjen e kokainës, meqënëse ishte polic dhe me anë të kartës së punës, shfrytëzonte postin për aktivitete të tilla kriminale.

Është sekuestruar kokaina dhe telefonat e të arrestuarve si dhe po kontrollohen banesat e tyre, ku deri tani nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Po vazhdojnë hetimet për të parë kush janë shitësi, blerësi apo dhe furnizuesi i lëndës narkotike. Burime për mediat bëjnë me dije se efektivi i RENEA-s ishte një nga më të mirët e repartit ku bënte pjesë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll